Home / Sport / Ozil: Do të respektoj kotratën me Verderin

Ozil: Do të respektoj kotratën me Verderin

Organizatori me origjinë tuke, i natyralizuar si gjerman, Mesut Ozil thekson se do të respektojë deri në fund kontratën që e lidh me Verder Bremenin edhe sezonin që vjen.

Nga ana tjetër, Ozil ka refuzuar të zgjasë kontratën me gjermanët duke nënvizuar se “ jam njeri që e kam qejf sinqeritetin. Ka shumë njerëz që i zgjasin kontratat e tyre për shumë sezone për të përfituar kushte më të mira, por dy javë më pas kanë dëshirë të largohen. Unë nuk e kam bërë kurrë këtë, por madje kam thënë se dua të zbatoj deri në fund kontratën time aktuale me Verderin”.

Në këtë mënyrë Ozil nuk ka ndërmend të ndjekë Khedirën për tek Reali I Madridit tani për tani, me përjashtim të rastit kur vetë klubi insiston ta shesë.

Megjithëse zgjedhje e parë për Mesut Ozilin mbetet Reali i Madridit, ai foli dhe për ëndrrën e tij për te veshur fanelën e njërit prej dy klubeve më të mira të Premier Ligës, Manchester Unitedit ose Çelsit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *