Home / Sport / Ozil flet për herë të parë si lojtar i Realit

Ozil flet për herë të parë si lojtar i Realit

Vetëm pak kohë pas zyrtarizimit të transferimit të Mesut Ozil tek Real Mdridi, mesfushori turko-gjerman ka folur për herë të parë si një lojtar i klubit madrilen.

“Më në fund është përmbushur ëndrra e jetës sime. Tashmë jam në atë klub që dëshiroja prej kohësh. Jam shumë i lumtur që kam hedhur një hap përpara në karrierën time.

Tek Real Madrid ka shumë yje por nuk frikësohem nga asnjë. Për të luajtur me klubin madrilen vetëm një herë në jetë të jepet mundësia dhe unë nuk mund ta lija që të më humbte kjo dhuratë që më bëri Zoti”, pohoi 22-vjeçari.

Ozil theksoi se ditë të tëra para transferimit, ai dhe familja e tij kanë vuajtur shumë dhe më në fund telenovela e jetës së tyre mbyllet me një fund të lumtur.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *