Home / Sport / Panathinaikosi mposht Interin 3 – 2

Panathinaikosi mposht Interin 3 – 2

Grekët e Panathinaikosit mposhtën Interin 3 -2 në një ndeshje miqësore të luajtur në Toronto të Kanadasë.

Trajneri zikalëtër, Benitez fillimisht la në stol Lucion, Maikonin, Militon teksa hodhi në fushë Materracin, Marigën dhe Joel Obin. Skuadra greke kaloi dy herë në avantazh me anë të mesfushorit Cisse në minutën e ’13 dhe të ’30. Ndërsa për Interin shkurtoi diferencën Eto në minutën e ’32. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 – 1, pasi në minutën e ’42, grekët thelluan avantazhin me anë të Sebastian Letos, i cili mposhti portierin Orlandoni, aspak në formë.

Në 15 minutat e fundit të takimit Benitez hodhi në fushë Militon, Maikonin dhe Lucion me shpresën për të arritur një rezultat pozitiv. Në minutën e ‘85, pesë minuta pasi hyni në lojë, Filipe Koutinjo shënoi golin e tij të parë më fanellën zikaltër duke iu dhënë shpresa interistëve por Diego Milito do të shpërdoronte një rast të artë në minutën e fundit të lojës duke e lënë Interin në disavantazh.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *