Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuzon BDI për problemet në arsim

PDSH akuzon BDI për problemet në arsim

Tetovë, 31 gusht-

Partia Demokratike Shqiptare, tha Iljazi, kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat nga organet kompetente që në afat sa më të shkurtë të zgjidhen të gjitha problemet me arsimin shqip, që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, me tekste adekuate shkollore dhe në hapësira adekuate.

Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të ndeshen me probleme të mëdha, si pasojë e paaftësisë së BDI-së.
Kështu vlerëson PDSH-ja në në vigjilje të fillimit të vitit të ri shkollor.
Përmes një pres konference me gazetarë Sadije Iljazi, anëtare e kryesisë qendrore të PDSH-së, viti shkollor nis me një sërë problem.
“Tekste shkollore skandaloze ku shqiptarët paraqiten me prejardhje rome, turke e maqedonase, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, ku lartësohen historia dhe figurat kontestuese njënacionale maqedonase, ku tentohet tu imponohet maqedonishtja nga klasa e parë, ku nxënësve shqiptarë u pamundësohet mësimi në gjuhën amtare pasi nuk hapen paralele në shumë vende të banuara me shqiptarë, mos dhënia e lejes për hapjen e shkollave të reja edhe pse objektet janë të pëfunduara që në kohën kur PDSH ishte pjesë e qeverisë dhe shumë probleme të tjera, të cilat kanë vetëm një emër – BDI”, deklaroi Iljazi.

Sipas saj, në një situatë kur harxhohen miliona euro për projekte njënacionale maqedonase, nxënësit shqiptarë në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Manastir, Veles, Prilep dhe gjithandej përballen me mospasje të kushteve elementare nëpër shkolla, për dallim nga bashkëmoshatarët e tyre maqedonas.

Në një situatë të këtillë, ku shqiptarët janë pa mbështetje institucionale, detyrimisht imponon një vigjilencë dhe kujdes të veçantë nga ana e prinderve, nxënësve dhe arsimtarëve, tha ajo.“Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë që të alarmojë për të gjitha padrejtësitë, nëncmimet dhe diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve, në vecanti në sferën e arsimit.

Ashtu si reaguam dhe ja aritëm që të anulojmë ligjin për stimulimin e natalitetit vetëm për nënat maqedonase ashtu reaguam dhe ja aritëm që ta anulojmë edhe vendimin që i oligonte nxënësit shqiptarë ta mësojnë maqedonishten nga klasa e parë, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim me arsimtarët, prindërit dhe shoqatat joqeveritare”, theksoi Iljazi, në konferencën për media.

Partia Demokratike Shqiptare, tha Iljazi, kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat nga organet kompetente që në afat sa më të shkurtë të zgjidhen të gjitha problemet me arsimin shqip, që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, me tekste adekuate shkollore dhe në hapësira adekuate.

Ajo në fund ka uruar arsimtarët dhe nxënësit duke ju dëshiruar suksese dhe fat në këtë vit shkollor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *