Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Për Todorovin gjuha shqipe gjuhë fqinje

PDSH:Për Todorovin gjuha shqipe gjuhë fqinje

24 gusht-
“Kjo vërtetohet edhe me informatën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që ju ka lëshuar gjithë shkollave se, prej në shtator, nxënësit shqiptarë prej klasës së parë, do të duhet të mësojnë gjuhën maqedonase, aq më tepër ministri Todorov gjuhën shqipe e degradon skajshmërisht duke e quajtur si “gjuhë e fqinjëv”, gjë që dëshmon se zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës e me të edhe e gjithë BDI-ja, jo vetëm që janë të paaftë të parandalojnë këtë kokëfortësi nacionaliste të Gruevskit, por në mënyrë të drejtpërdrejtë bëhen bashkëpjesëmarrës në sjelljen e këtyre vendimeve antishqiptare”, deklaroi në pres konferencën me gazetarë Merale Ferati.

Tetovë, 24 gusht-Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar të martën gjatë një pres konference pas instistimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, që nxënësit shqiptar të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë, vendim i sjellë më 18 gusht nga qeveria Vmro-Dpmne-BDI.

Sipas deputetës së PDSH-së Merale Ferati, më pas u inicua një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese nga Rinia Demokratike Shqiptare pranë PDSH-së si dhe një organizate joqeveritare “Realiteti” për rrëzimin e këtij vendimi diskriminues të VMRO-së dhe BDI-së, iniciativë e cila u pranua nga ana e Gjykatës Kushtetuese më 14 korrik të 2010.

Sipas Fetarit, kjo qeveri, VMRO-BDI, si duket nuk dëshiron të ndalet këtu. Duke mos respektuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ashtu si edhe shumë vendime tjera të këtij institucioni, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tentojnë që me çdo kusht maqedonishtja të mësohet nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë.

“Kjo vërtetohet edhe me informatën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që ju ka lëshuar gjithë shkollave se, prej në shtator, nxënësit shqiptarë prej klasës së parë, do të duhet të mësojnë gjuhën maqedonase, aq më tepër ministri Todorov gjuhën shqipe e degradon skajshmërisht duke e quajtur si “gjuhë e fqinjëv”, gjë që dëshmon se zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës e me të edhe e gjithë BDI-ja, jo vetëm që janë të paaftë të parandalojnë këtë kokëfortësi nacionaliste të Gruevskit, por në mënyrë të drejtpërdrejtë bëhen bashkëpjesëmarrës në sjelljen e këtyre vendimeve antishqiptare”, deklaroi në pres konferencën me gazetarë Merale Ferati.

PDSH-ja me këtë rast ka apeluar tek të gjithë shqiptarët, prindërit, arsimtarët, nxënësit si dhe shoqatat civile , ashtu si radhën e parë edhe kësaj radhe të rezistojnë kundër vendimeve të këtilla diskriminuese që sjell kjo qeveri.

“Gjithashtu i apelojmë faktorit ndërkombëtar që të marre qëndrim duke ndërhyrë që kjo qeveri VMRO-BDI të hjekë dorë nga kjo politikë e mbrapshtë që përkeqëson skajshmërisht marrëdhëniet ndëretnike brenda në Maqedoni”, theksoi deputetja e PDSH-së.(U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *