Home / Lajme / Maqedoni / Portreti gjigand i Nënës Terezë premierën në Tetovë

Portreti gjigand i Nënës Terezë premierën në Tetovë

7 gusht-
Miftar Memeti ka nisur të pikturoj Nënë Terezën këtu e dhjetë vite përpara me një libër të vogël që titullohet Nënë Tereza për të varfëritë, ku janë botuar thënie të Nënë Terezës për të varfëritë të ilustruara me piktura të jashtëzakonshme të punuara me dashuri të madhe prej artistit tonë”, thane pjesemarresit.

Me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare, Nënë Terezës, mbrëmë në Galerinë e Arteve në Tetovë, piktori Miftar Memeti ka ekspozuar portretin e saj gjigant, me moton “Me dashuri për Nënën Terezë”. Piktura është bërë nga 100 portrete të vogla të nobelistes shqiptare. Miftar Memeti njihet nga miqtë e tij si piktori i Nënë Terezës, pasi gjithë karrierën ia kushtoi humanistes shqiptare me përmasa botërore.

Miftar Memeti ka nisur të pikturoj Nënë Terezën këtu e dhjetë vite përpara me një libër të vogël që titullohet Nënë Tereza për të varfëritë, ku janë botuar thënie të Nënë Terezës për të varfëritë të ilustruara me piktura të jashtëzakonshme të punuara me dashuri të madhe prej artistit tonë”, thane pjesemarresit.

Miftari thotë se ajo që e ka shtyrë të pikturoj Nënën Terezë, është dashuria e tij ndaj humanitetit dhe nënës, si gjëra më të shtrenjta në Botë.
“Një e vërtetë e madhe është se unë me figurën e Nënë Terezës jap një homazh për të gjithë nënat në krye me nënën time. Në rast se Nënë Tereza është e shenjtë për gjithë botën, nëna ime është për mua. Unë nuk kam gjetur figurë më të madhe se Nënë Tereza që të mund ta shpjegoj dashurinë ndaj nënës time”, tha piktori Miftar Memeti.
Gjatë këtij muaji, portreti gjigant i Nënë Terezës, do të ekspozohet edhe në Shkup dhe Tiranë. Ndërsa postat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, do lëshojnë në qarkullim edhe një pullë postare me portretin e saj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *