Home / Lajme / Maqedoni / ‘Posta e Maqedonisë’ me projekt për cilësi dhe dorëzim më të mirë të dërgesave

‘Posta e Maqedonisë’ me projekt për cilësi dhe dorëzim më të mirë të dërgesave

19 gusht
“Posta e Maqedonisë”, sipas drejtorit Ejup Rustemi, shumë investon në cilësinë e dërgesës, ndërsa kjo shpërblehet edhe përmes këmbimit të përvojave për vendosje të shërbimeve më cilësore.

Cilësi dhe standarde më të larta për dorëzim sa më të mirë të dërgesave, është qëllimi i projektit “Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve postare – qasje e integruar rajonale” për të cilin sot në seminar në Shkup debatuan përfaqësues të Lidhjes postare botërore dhe PostEurop dhe të “Postës së Maqedonisë”.

Projekti, sa i përket vendeve të Evropës Juglindore, filloi të implementohet nga Maqedonia, ndërsa do të zgjasë nëntë muaj.

“Posta e Maqedonisë”, sipas drejtorit Ejup Rustemi, shumë investon në cilësinë e dërgesës, ndërsa kjo shpërblehet edhe përmes këmbimit të përvojave për vendosje të shërbimeve më cilësore.

Ai theksoi se vazhdimisht investojnë në cilësinë e punësm për çka angazhojnë shtëpi të jashtme që e masin cilësinë e dërgesës, si të dërgesave ndërkombëtare ashtu edhe të dërgesave në komunikacionin e brendshëm.

Misioni i PostEurop-it, siç theksoi përfaqësuesi, Antonio Skribelito, është të zgjerohen dhe të arrihen cilësitë standarde në Evropë.

“Nuk do të harrojmë asnjëherë se Maqedonia ka status të vendit i cili do të hyjë në Evropë dhe është në rrugën e implementimit të standardeve evropiane”, tha Skribelito.

Karsten Oebro nga UPU PostEurop theksoi se me projektin dëshirojnë të punojnë me standarde të përbashkëta dhe, siç tha, të kemi masa dhe vlera të njejta para se gjithash në Evropë, por edhe nëpër gjithë botën

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *