Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Rishikimi i librave skandaloz, duhet të tërhiqen

PPD:Rishikimi i librave skandaloz, duhet të tërhiqen

31 gusht-
”PPD-ja nga analizat e bëra, vlerëson se me këtp devijime ushtrohet një agresion barbar të etnocentrizmitdhe nacionalizmit gjenodicar maqedonas mbi identitetin kulturor dhe etnik të popullit shqiptar në Maqedoni. Është ky agresion i projektit maqedonas, për integrimin e shqiptarëve në kombin artificial maqedonas” thuhet në kumtesë

Urim Hasipi
Partia për Prosperitet Demokratik, (PPD), përmes një konmunikate për media, i konsideron sit ë qëllimshme skandalet me tekstet shkollore. Kjo parti njëherit, akuzon edhe redaktorët dhe recenzentët shqiptarë, të cilët janë përzgjedhur nga BDI-ja në vitin 2003. Sipas kësaj prtie këto devijime dhe lëshime të qëllimshme nuk janë të apektit teknik, ashtu siç pretendon ministri Todorov, por devijime të paturpshëm për të legjitimuar projektin VMRO-DPMNE-së, për maqedonizimin dhe sllavizimin e shqiptarëve përmes teksteve shkollore.

”PPD-ja nga analizat e bëra, vlerëson se me këtp devijime ushtrohet një agresion barbar të etnocentrizmitdhe nacionalizmit gjenodicar maqedonas mbi identitetin kulturor dhe etnik të popullit shqiptar në Maqedoni. Është ky agresion i projektit maqedonas, për integrimin e shqiptarëve në kombin artificial maqedonas.

Në bazë të kësaj PPD-ja, u bën apel “grupeve profesionale”, të rekrutuara nga BDI-ja, apo nga zyra e OSBE-së në qeverinë e Maqedonisë, që morrën yrysh të patuprshëm të bëhen pjesë e të ashtuquajturit rishikim i teksteve, të tërhiqen. PPD-ja do të denoncojë publikisht çdo intrigë të tyre dhe partisë së tyre që eventualisht do të bëhen në shërbim të këtij projekti barabar antishqiptar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga PPD-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *