Home / Lajme / Maqedoni / Projekte ne sferën e arsimit

Projekte ne sferën e arsimit

24 gusht-
Të hënën kanë filluar punimet për rregullimin e nyjeve sanitare në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” tek ish shkolla e mesme e mjekësisë.
Punët kryhen në kuadër të Sektorit për Veprimtari Publike, ndërsa investitor është komuna e Tetovës.

Në kuadër të punimeve që bëhen në fshatrat e malësisë së Tetovës, në fshatin Llacë është ndërtuar oborri sportiv para shkollës fillore periferike “Rilindja”.
Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, tha se oborri sportiv para shkollës fillore periferike “Rilindja” ka qenë një mungesë permanente për nxënësit e kësaj shkolle. “Tani, këta nxënës do të kenë mundësi të ushtrojnë aktivitete sportive në hapësirën e rregulluar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore”, tha Halimi.
Të hënën kanë filluar punimet për rregullimin e nyjeve sanitare në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” tek ish shkolla e mesme e mjekësisë.
Punët kryhen në kuadër të Sektorit për Veprimtari Publike, ndërsa investitor është komuna e Tetovës. Sipas Udhëheqësit të këtij Sektori, Iljaz Halimi, në këtë shkollë është filluar me sanimin e nyjeve sanitare dhe renovimin e tualeteve sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

Ky intervenim, bëhet në kuadër të përmirësimit të kushteve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë. Në këtë mënyrë synohet që nxënësve tu ofrohen kushte më të mira arsimimi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *