Home / Lajme / Maqedoni / Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup në shtator

Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup në shtator

10 gsht-
Autostrada Prishtinë-Shkup parashihet të jetë në gjatësi prej rreth 60 kilometrash dhe kryesisht nuk do të ndërtohet në rrugën ekzistuese.

Ministri i Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, gjatë përurimit të një rruge në Kaçanik të Vjetër, ka konfirmuar se gjatë muajit të ardhshëm do të finalizohet projekti i autostradës Shkup -Prishtinë, i cili projekt do të shkojë sipas procedurave të aeroportit drejt koncensionimit.

Autostrada Prishtinë-Shkup parashihet të jetë në gjatësi prej rreth 60 kilometrash dhe kryesisht nuk do të ndërtohet në rrugën ekzistuese.

Ndërtimi i kësaj autostrade do ta shkurtojë në masë të madhe gjatësinë e rrugës, krahasuar me atë ekzistuesen. Kjo autostradë, gjithashtu parashihet që të lidhet edhe me Malin e Zi, duke filluar Prishtinë-Pejë-Mali i Zi.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Maqedonia dhe Kosova kanë shprehur dëshirën për ndërtimin sa më të shpejtë të autostradës Prishtinë-Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *