Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria Gruevski-Ahmeti mbushin sheshin e Shkupit me përmendore maqedonase dhe kafshë

Qeveria Gruevski-Ahmeti mbushin sheshin e Shkupit me përmendore maqedonase dhe kafshë

26 gusht-
Por, harrojeni se mund ti mashtroni më shqiptarët .Është koha dhe moment që ju z.Ali Ahmeti dhe partia juaj përfundimishtë të largoheni nga qeveria dhe nga politika.Punët kanë shkuar shumë larg, në dëm të shqipatërve, me këtë politikë servile që jeni duke e bërë, tha Fazliu

PDSH-ja përmes anëtarit të kryesisë qendrore Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në se është e paaftë që ti bëjë ballë politikës nacionaliste të Nikolla Greuvskit.
“Jemi këtu në sheshin e Shkupit, të mbushur me plot përmendore të Nikolla Gruevskit dhe të Ali Ahmetit, si Goce Dellcev , Nikolla Karev ,Cento e së fundi edhe luanët.
Kokëfortësisë nacionaliste të Nikolla Gruevskit, Ali Ahmeti dhe partia e tij jo që nuk kanë dije po nuk kanë as edhe guxim ti kundërhevehen kësaj politike.Përderisa qytetarët e vecmas shqiptarët ballafaqohen me skamje të madhe,qeveria Gruevski-Ahmeti derdhin qindra miliona eura për të manifestuar nacionalizmin e vonshëm e primitive maqedon si që është rasti me këta përmendore në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Mungesa e inftarstukturës në pjesët ku jetojnë shqipatrët në shkup e rrethinë si Cairi,Buteli,Gazi Baba, Haraqina. Studenicani e Saraj marrin trajtat e “geto”-ve famëkeqe.
Kjo është edhe një dëshmi se Ali Ahmeti dhe partia e tij ,toleron gjithcka antishqiptare vetëm e vetëm që ai dhe klika e tij të jenë në pushtet .Pas dy vjet qeverisje ,BDI dhe Ali Ahmeti vazhdojmë të trumbetojnë se për këtë na e paska fajin PDSH”, tha Fazliu.Ai më tej pyeti Ahmetin.
”Kush e nisi konfliktin në 2001 dhe e bëtë këtë për clirim kombëtar apo për të përfunduar në këtë katrahur ku jeni sot?-kush e finansoi enciklopedinë maqedonase me 300.000 euro?-kush e solli ligjin për natalitetin vetëm për nënat maqedonase?-kush e solli vendimin që maqedonishtja të jetë e obligueshme për nxënësit shqiptar që nga klasa e parë?
-kush dëshironte që Johan Tarcullovskin ta mbroje në Hagë?-kush I vrau katër shqiptarë në hyrje të Radushës?-kush I detyroi që shqiptarët e karadakut të Kumanovës,Shkupit që të emigrojnë në Belgjikë e vende tjera perendimore?
-kush lejoi tekste skandaloze shkollore për nxënësit shqiptarë ku fyen e nëncmohen shqipatrët?-kush nuk e sjell ligjin për pjesmarrësit shqiptarë në konfliktin 2001?-Kush e shkeli ligjin për amnesty dhe lejonë që të procesuesohen të ashtuquajtura “Rastet e Hagës”?Shqipatërt e dinë mirë se Ju z.Ali Ahmeti dhe partia u juaj dita-ditës ua nxini jetën.

Por, harrojeni se mund ti mashtroni më shqiptarët .Është koha dhe moment që ju z.Ali Ahmeti dhe partia juaj përfundimishtë të largoheni nga qeveria dhe nga politika.Punët kanë shkuar shumë larg, në dëm të shqipatërve, me këtë politikë servile që jeni duke e bërë.

PDSH edhe njëherë bënë thirrje që urgjentisht të ndërpritet ky project famëkeq “Shkupi 2014” dhe ato para të investohen në përmisim e infrastrukturës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

I ftojmë shqiptarët që fuqimisht të përkrahin platformën e PDSH e njohur si “Marrëveshje Politike” në mënyrë që të ndërpresim këtë politikë të mbrapshtë të Gruevskit dhe të Ali Ahmetit”, deklaroi në fund Fazliu, gjatë një pres conference me gazetarë sot në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *