Home / Sport / Reali, gati 4 emrat e parë për t´u larguar

Reali, gati 4 emrat e parë për t´u larguar

Skuadra spanjolle e Real Madrid pas blerjeve të fundit, ka hapur dyert për largimin e disa prej lojtarëve të saj. Në grupin aktual të drejtuar nga tekniku portugez, Hoze Mourinjo, bëjë pjesë 26 futbollist.

Drejtori i përgjithshëm i skuadrës madrilene, Jorge Valdano, bëri të ditur se janë bërë gati katër emrat që do të largohen që në këtë merkato vere nga skuadra “galaktike”.

Van der Vart, Las Diarra,Gago dhe Muhamadou Diarra janë katër emrat që përfliten se mund të largohen brenda pak kohësh nga kryeqyteti spanjoll.

Valadano bëri me dije se tek skuadra madrilene në të gjitha repartet ka një ngopje me futbollist dhe për këtë arsyer disa prej tyre duhet të largohen.

Listës së largimeve në ditët në vijim mund t’i shtohen edhe emrat të tjerë Ksavi Alonso apo Karim Benzema.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *