Home / Sport / RENOVA ME FITORE FILLOI MBROJTJEN E TITULLIT

RENOVA ME FITORE FILLOI MBROJTJEN E TITULLIT

Të shtunën me zhvillimin e katër ndeshjeve të javës së parë filloi sezoni i ri në elitën e futbollit vendor.Kampionët në fuqi të Maqedonisë, Renova me fitoren 2:0 kundër Pelisterit startuan mbrojtjen e titullit, Metalurgu mundi Vardarin, Horizonti ishte bindës kundër Sileksit, ndërsa Napredoku shënoi fitore minimale ndaj Bregallnicës.

Kampionët e Maqedonisë, Renova me fitoren 2:0 në teren vendas kundër Pelisterit, shënuan start të suksesshëm të sezonit të ri në të cilin do të kërkojnë mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar. Argjend Gafuri hapi rezultatin në minutën e 18-të, kur goditja e tij nga 20 metra u përplas në shtyll dhe përfundoi në rrjetën e Pelisterit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Boban Jançevski pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Duke patur parasysh ngjarjet në Klubin e Futbollit Vardar, Metalurgu hyri si favorit në duelin me “kuq e zinjtë”, dhe me fitoren 2:1 mori tre pikët e para. Të tre golat e shënaur në këtë duel u regjistruan në pjesën e dytë, kur Kërstev në minutën e 55-të shënoi për epërsi të Metalurgut, ndërsa vendasit barazuan dy minuta më vonë. Mirëpo për fitore të Metalurgut u përkujdes gjuriq, i cili shënoi pesë minuta para fundit të takimit.
Fitoren më të thellë këtë javë e shënoi skuadra e Horizont Turnovës, e cila mundi Sileksin me rezutaltin e lartë 4:0. Autor të golave për mysafirët ishin Llazaraveski (29’), Bajollozov (31’), Çurlinov (70’) dhe Kovaçev (83‘)
Ndërkohë Napredoku në Kërçovë me golin e Markoskit në minutën e 87-të, shënoi fitore minimale 1:0 përballë Bregallnicës së Shtipit.
Ndeshjet Skopje-Rabotniçki dhe Shkëndija-Teteksi do të luhen më 2 dhe 3 gusht.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *