Home / Sport / Renova pëson disfatën e parë në sezonin e ri

Renova pëson disfatën e parë në sezonin e ri

Napredoku mundi Renovën me rezultat 1:0, duke u’a shkaktuar kampionëve disfatën e parë në sezonin e ri dhe njëkohësisht duke paralajmëruar se definitivisht xhepçishtasti gjenden në krizë. Metalurgu është lider i ri i tabelës pasi barazoi 0:0 me Teteksin, ndërsa Horizont Turnova u “shkel” në fushë të Skopjes, ku humbi me rezultatin 3:0. Rabotniçki kthehet te fitorja, ndërsa Vardari arrin të fitojë pikët e para në sezonin e ri.

Përballja e të shtunës në Kërçovë ka vërtetuar përfundimisht se diçka nuk është në rregull në taborin e skuadrës kampione, Renovës. Pasi në katër javët e kaluara Renova dështoi dy herë të fitojë në fushë të vet përballë Horizont Turnovës (0:0) dhe Skopjes (1:1), tani xhepçishtasit regjistrojnë disfatën e parë në sezonin e ri. Napredoku mundi Renovën 1:0, duke arkëtuar tre pikë të rëndësishme përballë favoritit të madh, ndërsa miqtë do të duhet të analizojnë mirë se çkë nuk është duke shkuar në rregull në start të këtij sezoni. Pesë ndeshje, dy fitore, dy barazime dhe një disfatë. Nga gjithsej 15, Renova ka tubuar 8-të pikë dhe kjo është shumë pak ekipin që vitin e kaluar dominoi kampionatin vendor, duke fituar titullin e kampionit. Si do që të jetë, vend për analiza ka sa të duash dhe mbetet që stafi teknik, kruesia e klubit dhe futbollistët mes veti të gjejnë arsyen e paraqitjeve të dobëta, dhe në vazhdim të sezonit të përmirësojnë imazhin e keq të lënë në start. Sa i përket ndeshjes, Napredoku që në fillim hyri hapur në kërkim të golit të shpejtë në rrjetën e kampionëve. Pas disa rasteve të humbura, në minutën e 21 Cvetanovski tundi rrjetën e miqve, duke sjellë epërsi për kërçovarët. Në vazhdim Renova tentoi të rrikthehet, duek marë iniciativën, mirëpo deri në fund të takimit ishin pikërisht vendasit ata të cilët ishin më afër për të shënuar, kryesisht nga kundërsulmet. Megjithatë ndryshim të rezultatin nuk pati, kështu që futbollistët e Renovës u detyruan që vendasëve t’ua urojnë fitoren.
Ndeshja derbi e javës së pestë ndërmjet Teteksit dhe Metalurgut u mbyll me barazimin pa gola. Pas kësaj pike të fituar skuadra e Metalurgut është lider i ri i renditjes tabelare edhe përkundër faktit se për të dytën javë me rradhë nuk arrin te fitorja. Kuriozitet është fakti se në të dyja rastet skuadra nga “Autkomanda” nuk arrin të fitojë përballë ekipeve nga Tetova. Së pari, një javë më parë në fushë të vet barazuan 1:1 me Shkëndijën (edhe pse ishin shumë pranë disfatës), duke ndëprerë serinë e tre fitoreve të njëpasnjëshme, ndërsa tani nuk mundën të fitojnë as Teteksin. Në kushte të këtilla, sigurisht që për daljen e Metalurgut në pozitën e parë, “merita” të mëdha ka fqiu i tyre i parë Skopje, të cilët në kuadër të kësaj jave me rezultat të lartë 3:0 mundën liderin e deritashëm, Horizont Turnovën. Skopje me këtë fitore vazhdon serinë pozitive dhe tani tre javë me rradhë nuk din për disfatë. Rabotniçki më në fund arrin të fitojë, pasi në Shtip mundi Bregallnicën me rezultatin 2:0. Kjo fitore është paralajmërim se më në fund “romantikët” dalin nga kriza dhe se në vazhdim do të përfshihen në mesin e skuadrave që do të luftojnë për kreun e tabelës. Ndeshja e fundit e të shtunës u zhvillua në termin nate, pasi Vardari dhe Pelisteri u përballën në orën 20:00 në dritën e reflektorëve të stadiumit nacional “Filipi i dytë”. “Kuq e zinjtë” pas katër disfatave të njëpasnjëshme (e fundit në tavolinë), me lojë të motivuar arritën të regjistrojnë triumfin e parë ne sezonin e ri, duke mundur Pelisterin me rezultatin minimal, por të mjaftueshëm 1:0.

Rezultatet e javës së pestë:
Napredoku – Renova 1:0
Teteksi – Metalurgu 0:0
Skopje – Horizont Turnova 3:0
Bregallnica – Rabotniçki 0:2
Vardari – Pelisteri

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *