Home / Sport / Roben 2 muaj jashtë, Bajerni kërkon dëmshpërblim

Roben 2 muaj jashtë, Bajerni kërkon dëmshpërblim

Arjen Roben ka luajtur në ndeshjet e botërorit Afrika e Jugut 2010 duke pasur një carje të qartë në muskul, gje të cilën mjekët holandez nuk e kanë vënë re.

“Është një carje e qartë”, tha mjeku i klubit të Bajernit, Myler- Vohlfahrt duke shtuar se “është e papërgjegjshme që nuk e kanë diagnostikuar si duhet më parë dhe që Arjeni ka luajtur me këtë dëmtim”.

Ndërsa vetë Roben ka theksuar se “ky diagnostikim është tronditës për mua pas kthimit në klub. Jam shumë I zhgënjyer. Ky pushim i detyruar është I hidhur për mua dhe për skuadrën.

Ndërkohë, klubi I Bajernit e ka bërë të qartë se do kërkojë dëmshprëblim nga Federata Holandeze e Futbollit, madje nëse është e nevojshme do të kërkojë dhe ndërmjetësim nga FIFA.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *