Home / Sport / Robinjo, përfundimisht i Milanit

Robinjo, përfundimisht i Milanit

Braziliani është praktikisht lojtar i Milanit. Mëngjesin e sotëm ai ka mbërritur në Milano dhe ka filluar vizitat mjekësore në laboratorët e milanit. Firma çështje orësh.

E vetmja pikë ende e pazgjidhur mbetet destinacioni i Marko Borrielos. Sulmuesi nuk i ka thënë ende “po” Juventusit, pasi nuk pranon të nënshkruajë në formë huazimi. Nga ana tjetër “Zonja” është hedhur në sulm për Pacinin, ndërkohë që së fundi Roma po përpiqet të përfitojë nga situata dhe të sjellë në “Olimpiko” Borrielon. Nëse kjo çështje zgjidhet, atëherë menjëherë vjen firma e Robinjos me Milanin.

Megjithatë 26-vjeçari ka folur për të parën herë si kuqezi sapo ka mbërritur në Milano paraditen e sotme. “Jam i lumtur që do të takoj shumë shokë brazilianë. Shpresoj të fitoj shumë. Ende nuk i kam takuar miqtë e rinj dhe mezi pres. Zgjodha Milanin sepse është një skuadër e shkëlqyer, me lojtarë të mëdhenj. Objektivi im është të fitoj sa më shumë dhe shpresoj të tregojmë se sulmi ynë është më i forti në Evropë”, u shpreh sulmuesi i kombëtares braziliane.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *