Home / Sport / Salihi gol, Shqipëria mposht Uzbekistanin 1-0

Salihi gol, Shqipëria mposht Uzbekistanin 1-0

Kombëtarja shqiptare mposhti mbrëmë Uzbekistanin me rezultatin e ngushtë 1-0. Për festën e 3500 shikuesve në shkallët e stadiumit të Durrësit “Niko Dovana” ka menduar shkodrani Hamdi Salihi, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 14-të.

Para fillimit të takimit, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në mënyrë simbolike përuruan impiantin e ndriçimit në stadiumin e qytetit bregdetar. Pas stadiumeve të Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës me impiante të tilla do të pajisen edhe stadiumet e Elbasanit, Kavajës, Korcës, Vlorës e Fierit.

Të besuarit e Kuzhes vinin në këtë takim miqësor pas katër ndeshjeve përgatitore, tre prej të cilave i kanë fituar dhe një e kanë barazuar.

Edhe pse ka dominuar lojën, vecanërisht pjesën e parë, përfaqësuesja jonë nuk arriti të shënojë më shumë se një gol përballë uzbekëve. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, trajneri i përfaqësueses tone, Josip Kuzhe ka kërkuar me çdo kusht fitoren në mënyrë që të mbahet ritmi në prag të fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2012.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *