Home / Lajme / Rajon / Sejdiu dekoron luftëtarët e lirisë

Sejdiu dekoron luftëtarët e lirisë

10 gusht-
Në arsyetimin e dekorimit të Bekim Berishës–Abesë thuhet “kontributi i Bekim Berishës-Abesë në luftën për lirinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Bekim Berisha ishte ndër luftëtarët dhe strategët kryesor në periudhën e kthesave të mëdha dhe luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi…”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekoroi me Urdhrin “Hero i Kosovës” luftëtarin dhe udhëheqësin e shquar ushtarak të Kosovës, Bekim Berisha – Abeja.

Në arsyetimin e dekorimit të Bekim Berishës–Abesë thuhet “kontributi i Bekim Berishës-Abesë në luftën për lirinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Bekim Berisha ishte ndër luftëtarët dhe strategët kryesor në periudhën e kthesave të mëdha dhe luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi…”

“Bekim Berisha-Abeja duke rënë në fushëbetejë me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, u bë shenjë e trimërisë dhe e dashurisë për atdheun që do të kujtohet dhe respektohet përherë me pietet të lartë”, thuhet më tej në arsyetimin e dekorimit.

Presidenti të martën po ashtu për kontribut të veçantë dhënë në luftën për lirinë e Kosovës, dekoroi me Medaljen e Artë të Lirisë, dëshmorët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Për kontribut të veçantë dhënë në luftën për lirinë e Kosovës, Sejdiu dekoroi me Medaljen e Artë “Luftëtari i Lirisë-Adem Jashari” edhe dëshmorin Muhamet (Sefer) Haxhaj.

Në një ceremoni organizuar në kabinetin e presidentit Sejdiu, në emër të familjarëve të pranishëm të të dekoruarve, falënderoi Gëzim Zherka, i cili çmoi kujdesin e presidentit për veprën dhe luftën e dëshmorëve të lirisë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *