Home / Lajme / Maqedoni / Sërbët kanë frigë nga shteti i tretë shqiptar

Sërbët kanë frigë nga shteti i tretë shqiptar

2 gusht-
“Shqiptarët tashmë e kanë një shtet, tash në Kosovës po e krijojnë të dytin, kurse në të ardhmen ndoshta mund ta krijojnë edhe shtetin e tretë në Maqedoni”, deklaroi Daçiq.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq kërkon një marrëveshje të re historike për rajonin e Ballkanit. Kjo sipas tij, për t’i ikur “problemeve të mëdha në të ardhmen”.

Në një intervistë për të përditshme serbe “Politika”, Daçiq ka vlerësuar se, në Ballkan akoma nuk janë zgjidhur çështja shqiptare dhe ajo serbe.

“Shqiptarët tashmë e kanë një shtet, tash në Kosovës po e krijojnë të dytin, kurse në të ardhmen ndoshta mund ta krijojnë edhe shtetin e tretë në Maqedoni”, deklaroi Daçiq.

Sipas tij, kjo situatë në Kosovë mundet t’i nxisë serbet në Republikën Srpska, që të mendojnë për pavarësinë. Ai nuk përjashton mundësinë që edhe serbet në veri të Kosovës të kërkojnë bashkimin me Serbinë.

Opinioni i GJND-së, me të cilin u vërtetua pavarësia e Kosovës, ka hapur idetë të reja në Serbi. Autoritetet e Beogradit kërkojnë nga Bashkësia ndërkombëtare një marrëveshje të re historike për Ballkanin. Sipas tyre marrëveshja duhet të jetë e karakterit strategjik.

Ndërkohë autoritet kosovare thonë se, opinioni i GJND-së i cili ishte në favor të pavarësisë së Kosovës, përfundimisht shuan çdo synim për çfarëdo ideje për ndarje të Kosovës. Përfaqësuesit e shqiptarëve në rajon, por edhe popujve tjerë, përjashtuar Serbinë, janë deklaruar kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, ditë më parë në Shkup hapur kundërshtoi idetë për ndarje.

“Ende dëgjohen zëra për ndryshime kufijsh, për shkëmbime territoresh, pavarësisht se janë të izoluar dhe nuk e dominojnë klimën e përgjithshme pro-europiane që ekziston në rajonin tonë, prandaj kemi ritheksuar se prioritet i vendeve të rajonit tonë nuk mund të jetë kurrsesi ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre, heqja e barrierave që pengojnë bashkimin e njerëzve, bashkimin e popujve dhe njëkohësisht bashkimin me Evropën”, thotë shefi i diplomacisë shqiptare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *