Home / Sport / Seria A, Roma bllokohet në javën e parë

Seria A, Roma bllokohet në javën e parë

Skuadra verdhekuqe e ka nisur me një barazim pa gola ndaj Çezenës në “Olimpiko” kampionatin e ri italian.

Ekipi mik ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit italian pas 19 vitesh. Për t’u vlerësuar forma e portierit 41-vjeçar Antonioli, i cili shpëtoi portën nga një gol i sigurt në minutën e 26-të të pjesës së dytë, pas gjuajtjes së Mirko Vuçiniçit.

Të besuarit e Klaudio Ranierit e kërkuan golin me ngulm gjatë gjithë 90-minutëshit, por hasën në një kundërshtar të organizuar. Madje Çezena për pak “ngriu” “Olimpikon” dhjetë minuta para fundit të ndeshjes me Erjon Bogdanin. I vetëm përballë portierit, bomberi shqiptar dërgoi topin në rrjetën e jashtme.

Ndërkohë, në ndeshjen që ngriti siparin e Serisë A për sezonin e ri, Udineze u mund 1-0 në fushën e vet nga Xhemova. Goli tripikësh për ekipin kuqeblu u shënua nga mesfushori italian Xhandomeniko Mesto nëntë minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *