Home / Sport / Seria A sot ndez motorrët

Seria A sot ndez motorrët

Sot fillon zyrtarisht kampionati italian me ndeshjen e parë Udineze-Xhenoa, që luhet në orën 18:00 në stadiumin “Friuli” të Udines.

Ndeshja e dytë do të jetë ajo mes Romës dhe Çezenës, e cila luhet në orën 20:45, në stadiumin “Olimpik” të kryeqytetit.
Java e parë e Serisë A do të vazhdojë ditën e nesërme me pjesën tjetër të takimeve, që do të luhen pasdite dhe në mbrëmje.
Ndërkohë, java e parë e kampionatit italian do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen e Inter-Bolonja, e cila luhet në “San Siro” në orën 20:45.
Skuadrat pretendente për fitimin e titullit mbeten ato tradicionale, Inter, Milan, Juventus, dhe Roma.
Kuqezinjtë e Milanit do e nisin javën e parë në fushën e tyre, ku do të presin modestët e Leçes. Milani këtë vit pritet që të zhvillojë një kampionat më shumë rivalizues pasi ka bërë disa ndryshime të dukshme në skuadër, duke filluar nga pankina me Masimiliano Alegrin.
Megjithatë, edhe për këtë sezon favoriti kryesor mbetet Interi kampion në fuqi, i drejtuar nga tekniku i ri, Rafa Benitez.
Një tjetër skuadër pretendente e padiskutueshme ngelet edhe Juventus. Bardhezinjtë kanë qenë skuadra më aktive në merkato duke afruar disa lojtar cilësor.
Skuadra që mbyll katërshen e parë të prentedentëve është Roma. Skuadra e drejtuar nga Ranieri si në çdo sezon pritet të ngelet skuadra që dhuron futbollin më të bukur në Itali.
Romanët kanë ruajtur grupin e sezonit të shkuar dhe me pjekurië e fituar, në këtë sezon do të kërkojnë që të jenë ata skuadra që do të triumfoj në fund.
Për këtë sezonnë Seria A do të luajnë edhe skuadrat si Breshia, Çezena, Leçe që kanë ardhur nga një kategori më poshtë e kampionatit italian.

Seria A starton sot me ndeshjet:
18:00 Udineze-Xhenoa
20:45 Roma-Çezena
Të dielën;
18:00 Bari- Juventus
20:45 Milan-Leçe
20:45 Kievo-Katania
20:45 Fieorentina-Napoli
20:45 Palermo-Kaljari
20:45 Parma-Breshia
20:45 Sampdioria-Lacio
Të hënën;
20:45 Bolonja-Inter

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *