Home / Sport / Sevilla mposhti Barcën(B) në ndeshjen e parë të Superkupës

Sevilla mposhti Barcën(B) në ndeshjen e parë të Superkupës

Sevilja ka mundur 3:1 Barcelonën në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Katalanasit të cilët luajtën thuajse me formacionin e dytë, pa anëtarët e përfaqësueses së Spanjës, kaluan të parët në epërsi me golin e Ibrahimoviçit, mirëpo Sevilja përmbysi gjithçka në pjesën e dytë kur Luis Fabiano dhe Kanute me dy gola u sollën fitoren vendasëve.

Skuadra e Sevillas e ka mposhtur Barcelonën në ndeshjen e Superkupës së Spanjës me rezultat 3:1, megjithse vlen të ceket se katalanasit u paraqitën me formacionin e dytë. Për shkak të ndeshjes miqësore Meksikë-Spanjë, ku u angazhuan 8 futbollistë të Barcelonës, trajneri guardiola vendosi që të njëjtëve tu japë pushim, duke hyrë në ndeshjen me Seviljen kryesisht me futbollistë rezervë të kombinuar edhe me disa nga formacioni i të rrinjëve. Sa për ilustrim në portë qëndroi portieri i tretë i Barcelonës.
Edhe përkundër mungesave të shumta Barcelona shënoi e para nëpërmjet Ibrahimoviqit në minutën e 20-të, mirëpo pa mundur të mbajë deri në fund këtë epërsi, pasi në pjesën e dytë erdhi në shprehje mungesa e përvojës dhe forcës tek futbollistët e ri. Këtë gjë e shfrytëzoi Sevilja e cila barazoi në minutën e 61-të me golin e Fabianos. Ndërkohë pas dymbëdhjetë minutave Sevilla kaloi në epërsi me golin e Katuntes. Sulmuesi nga Mali, Frederik Kanute shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e Sevillas. Ndeshja kthyese zhvillohet më 21 gusht në “Kamp Nou”, ku pritet që Barcelona të paraqitet me formacion të kompletuar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *