Home / Sport / “Sherri” FSHF-“Qemal Stafa”, Shqipëria luan në Shkodër

“Sherri” FSHF-“Qemal Stafa”, Shqipëria luan në Shkodër

Ekipi kombëtar i Shqipërisë dy ndeshjet e para eliminatore për Euro 2012 mund t’i luajë në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Sekretari i përgjithshëm i FSHS-së, Euard Prodani, bën të ditur se problemet e fundit që po has federata e futbollit të Shqipërisë me drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” mund ta detyrojnë institucionin më të lartë të futbollit që ndeshjen e 3 shtatorit ndaj Rumanisë dhe ndeshjen e 7 shtatorit ndaj Luksembugut t’i spostojë për t’i luajtur në stadiumin e dytë më të madh në Shqipëri.
Prodani theksoi se për këtë ndryshim të mundshëm i është dërguar një kërkesë zyrtare UEFA-s dhe drejtuesit e federatës janë në pritje të një përgjigjeje lidhur me problemin në fjalë.
Konflikti midis FSHF-së dhe drejtorit të stadiumit qëndron lidhur me pagesën prej 1 milion lekësh të reja për ndeshje që kërkon drejtori i stadiumit, çmim që federata nuk e sheh të arsyeshëm.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *