Home / Sport / SHKËNDIJA DEMOLOI SILEKSIN

SHKËNDIJA DEMOLOI SILEKSIN

Vazhdon seria pozitive e Shkëndijës së Tetovës e cila në ndeshjen e dytë me rradhë në fushë të vet luan pa shikues dhe përsëri shënon fitore bindëse 3:0. Viktimë e “kuq e zinjëve” kësaj rradhe ishte skuadra e Sileksit, që në Tetovë kishte ardhur për tu mbrojtur. Rezultatet pozitive dhe loja e mirë që tregon Shkëndija u’a mbyll gojën skeptikëve të cilët nuk kanë besim në stafin teknik. Qatip Osmani, me ndihmësit Erhan Selimin, Enver Ramadanin dhe Metin Dalipin janë duke bërë punë fantastike dhe kjo reflektohet drejtëpërsëdrejti në teren, ku ekipi vazhdon të “shkëlqejë” si “Shkëndijë” e vërtetë.

Shkëndija e Tetovës vazhdon me paraqitjet e saj bindëse, kësaj rradhe duke e mundur Sileksin me rezultatin 3:0. “Kuq e zinjtë” për të tretën ndeshje me rradhë në kampionat zhvilluan lojë të mrekullueshme, e rrjedhshme, me shumë fantazi dhe numër të madh të rasteve për të shënuar. Megjithatë edhe përkundër gjithë kësaj, Sileksi arrinte të rezistonte deri në minutën e 73-të, kur u shënua goli i parë i takimit. Paraprakisht Shkëndija kishte shumë raste për të shënuar, mirëpo mungesa e fatit sportiv dhe mbrojtjet e mira të portierit mysafir nuk lejuan të ketë gol. Kështu deri në minutën e 73-të, kur Ferhan Hasani bukur u lirua në krahun e majtë, duke assistuar për toke në zonë deri te Izair Emini, i cili me goditje me të parën tundi rrjetën e Sileksit dhe solli Shkëndijën në epërsi. Pas golit të parë, futbollistët vendas u vërsulën edhe më furishëm drejt portës kundërshtare, kështu që në minutën e 78-të, përsëri Hasani në depërtim në të majtë, kësaj rradhe harkon në shtyllën e dytë, kur Marijan Andonov me goditje vole çoi rezultatin në 2:0. Tre minuta më vonë Ersen Sali vendosi rezultatin përfundimtar, pasi paraprakisht Hasani, Andonov dhe Cuculi zhvilluan aksion të shpjetë dhe të saktë.
Deri në fund të takimit vendasit kishin ende raste për të shënuar, prej të cilave do ta veçonim mundësinë e të riut, Valmir Nafiu. Paraprakisht Muhamed Huseini kishte depërtim të bukur në zonën kundërshtare, duke pasuar për Nafiun, goditja e të cilit u ndal nga portieri i Sileksit. Në fund Shkëndija me plot meritë mori fitoren e dytë sezonale, ndërsa me lojën e treguar paralajmëroi dhe konfirmoi se do të synojë kruen e tabelës. Për paraqitjet e mira merita meritojnë të gjithë, duke filluar nga futbollistët, kryesia, ndërsa posaçarisht stafi teknik në krye me Qatip Osmanin dhe ndihmësit e tij. Jo se duam të veçojmë trajnerët, mirëpo patjetër të përmendim se u’a kanë mbyllur gojën gjithë atyre që dyshonin në aftësitë e tyre. Deri sa nga anësh kritikoheshin nga “njohës” të futbollit, Osmani me ndihmësit Selimin, Ramadanin dhe Dalip punonin në qetësi dhe tani me kënaqësi janë duke mbledhur frutat e punës së tyre. Ndërsa me këtë kënaqen gjithë ata që e duan Shkëndijën, madje edhe ata që kritikonin. Satisfaksion i “Qatos” është se i bën të kënaqen me lojën e Shkëndijës, ata që ishin kundër tij.
Me këtë fitore Shkëndija shkon në konton e 8-të pikëve, duke u rradhitur në pozitën e 4 në renditje. Me këtë fitore Shkëndija në seri të mirë do të presë derbin lokal me Renovën, që në program është pas dy javësh.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *