Home / Sport / SHKËNDIJA DY NDESHJE PA PUBLIK

SHKËNDIJA DY NDESHJE PA PUBLIK

Shkëndija e Tetovës është dënuar nga komisari për disiplinë me zhvillimin e dy ndeshjeve në cilësi të vendasit pa praninë e publikut. Vendimi vjen si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në përballjen e javës së parë të Kampionatit të ri të Maqedonisë, në derbin e qytetit ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit.

Komisioni disiplinor pranë FFM-së duke analizuar ankesën e Komesarit për gara pranë FFM-së, ngriti procedurë disiplinore kundër KF Shkëndija-Tetovë, për shkak të parregullsive (hryja në teren e personave të paautorizuar-shikues dhe hedhje e gjësendeve në teren, për shkak të cilave kishte ndërprerje me kohëzgjatje prej 30 minutave) në ndeshjen Shkëndija – Teteksi e zhvilluar më 03.08.2010 në Tetovë.
Pasi Komisioni Disiplinor shikoi dhe analizoi të gjithë materialet e grumbulluara nga rasti në fjalë, solli vendim për ndëshkimin e Shkëndijës. “Kuq e zinjtë” pos që dy ndeshje do t’i luajnë pa praninë e publikut, gjithashtu në llogari të FFM-së duhet të paguajnë edhe dënim në të holla me vlerë prej 1 500 euro.
Në arsyetimin e mëtejshëm të Komisionit Disiplinor për këtë dënim, thuhet se nga ana e tifozëve të Shkëndijës ka patur hedhje të mjeteve piroteknike në teren, shisheve të plastikës si dhe sjellje jo-sportive.
Ndërkohë edhe pse të gjithë e kanë të qartë se kush e shkaktoi ndërprerjen përveç Komisionit për Disiplinë, këta të fundit kanë vendosur që të dënojnë skuadrën e Teteksit me vetëm 600 euro, për shkak të problemeve që shkaktuan fansat e tyre.
Ndërkohë në mesin e vendimeve të tjera të Komisionit për Disiplinë është interesant fakti se nuk ka asnjë dënim për trajnerin e Teteksit, Toni Jakimovski, i cili edhe pse i pa-paraqitur në proceverbalin zyrtar të ndeshjes Shkëndija-Teteksi, udhëhoqi skuadrën nga pankina.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *