Home / Sport / Shkëndija “shkeli” Rabotniçkin

Shkëndija “shkeli” Rabotniçkin

Të hendikepuar me mungesën e publikut për shkak të dënimit të shqiptuar nga FFM-ja, Shkëndija e motivuar deri në qiell për të mundur çdo pengesë që i paraqitet përpara, të dielën në Tetovë me lojë të mrekullueshme deklasoi Rabotniçkin me rezultatin 3:0. Ishte kjo përballja e fundit e javës së tretë të LPFM-së, ndërsa nuk do të ishte e pamerituar nëse “kuq e zinjtë” fitoin me diferencë edhe më të madhe. Ndërkohë të shtunën u zhvilluan përballjet tjera të kësaj jave, në të cilat Metalurgu arriti të marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje.

Lojë maestrale, raste të shumta për të shënuar, dominim total në fushë dhe tre gola të shënuar janë fjalët me të cilët mund të përshktuhet përballja Shkëndija-Rabotniçki, në të cilën “kuq e zinjtë” kishin dominim total. Shkëndija i’a bëri Rabotniçkit atë që nuk arriti t’ia bëjë as Liverpuli, kur u përballën në kuadër të rrethit të tretë të Europë Ligës. Këtë e themi nga fakti se edhe pse realisht futbolli jonë as që mund të krahasohet me atë anglez, mirëpo Rabotniçki kundër Liverpulit arriti të krijojë ndonjë rast për të shënuar, ndërsa të dielën në Tetovë dukej si një çetë e dorëzuar, para djelmoshave të veshur me “kuq e zi” të cilët të motivuar deri në qiell bukfalisht shkelën kundërshtarin dhe për më shumë luanin sikur nuk ishin të kënaqur me aq, por dëshironin të shënojnë edhe më shumë, ndoshta për t’ua bërë me dije të gjithëve për potencialin dhe kualitetin që posedojnë.
Por të fillojmë me rradhë. Me të filluar takimi Shkëndija u hodhë në kërkim të golit të shpejtë dhe në minutën e dytë në rast ishte Sali, por aksioni u ndal për shkak të pozitës jashëloje. Sali kishte edhe rastin e radhës, më pas Bogatinov ndali goditjen e Eminit, për të ardhur pas pak një moment diskutabil kur cilësohet pozitë jashtëloje një mundësi në të cilën Ardian Nuhiu gjendej të paktën një hap pas futbollistit kundërshtar. Mirëpo vendasit nuk u ndalën këtu, përkundrazi vazhduan të sulmojnë dhe rezultati erdhi në minutën e 8-të kur Ersen Sali dërgoi topin në rrjetën kundërshtare për gëzim të madh në taborin e Shkëndijës. Ky moment mund të cilësohet si i pazakontë për ndeshjet që luan Shkëndja si vendas, pasi nuk mbahet mend një festë e këtillë kur Shkëndija shënon. Këtë e themi duke u bazuar në publikun që ka Shkëndija, i cili kësaj rradhe mungonte për arsye të njohura. Megjithatë, po në këtë moment filluan të dëgjohen brohoritjet prej jashtë stadiumit, ku një pjesë e mirë e tifozëve festonin golin, ndërsa të njëjtin kishin mundësi edhe ta shohin, pasi ishte siguruar një television në të cilin mund të ndiqej drejtëpërsëdrejti ndeshja. Ky gjest i bukur mundësoi që edhe pse të dënuar të gjithë ata që ishin më insistues dhe erdhën në stadiumin e qytetit të kenë mundësinë të shikojnë takimin dhe për më shumë çdoherë kur shënonte Shkëndija, brohoritjet nga jashtë depërtonin në zemrat e lojtarëve kuq e zinjë.
Pjesa e parë vazhdoi me sulme të Shkëndijës të cilët ishin jashtëzakonisht në numër të madhe dhe është e paqartë se si nuk u ngrit rezultati nga aq mundësi. Rabotniçki në këto momente ishte strukur në pjesën e vet, duke mos arritur të gjejë mundësi t’i kundërvihet Shkëndijës, e cila “shkelte” rilvalin pa mëshirë, por nuk arrinte dot të shënojë. Vendasit humbën aq raste sa që rezikohej të nodhë rregulla e pashkruar që kur nuk shënon do të pësosh, mirëpo për mos të ndodhë kjo gjë u përkujdes portieri Suat Zendeli, i cili atë pak punë që kishte e kreu në mënyrë të përkryer, njëjtë si gjithë pjesa e mbetur e ekipit.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 ndërsa në vazhdim Shkëndija dukej edhe më e vendosur për të zgjidhur fatin e takimit. Në minutën e 52-të Ersen Sali, pasi për mrekulli hodhi nga loja Belicën, harkoi para portës ku Muhemed Huseini me goditje precise shënoi për 2:0. Ende pa rrimarë veten nga goli i dytë, Rabotniçki dy minuta më vonë pranoi edhe të tretin, me autor Andre Lomami. Ishte krosim milimetrik i Nebi Mustafit, ndërsa debutuesi në këtë përballje Lomami me kokë dërgoi topin pas shpinës së Bogatinovit, për epërsi 3:0. Në kështu të këtilla Shkëndija i’a lejojë vetes që edhe të “tallë” kundërshtarin duke e vënë në ndjekje të topit thuajse në të gjithë pjesët e terenit, madje duke kthyer disa herë topin deri te portieri Zendeli dhe kjo lojë nga jashtë stadiumit sillte brohoritjet “ole, ole, ole”. Deri në fund Shkëndija mundej të shënojë edhe ndonjë gol, por u kënaq me kaq. Tre gola, për tre pikë të para sezonle, që Shkëndijën e kthejnë në lojë për kreun e tabelës, për më shumë nga fakti që tani të gjithë e kanë me dije potencialin e kësaj skuadre. Tani Shkëndija me 4 pikë të tubuara mban pozitën e 5-të.
Ndërkohë të shtunën u zhvilluan përballjet tjera të javës së tretë. Metalurgu edhe në ndeshjen e tretë sezonale arriti të marrë tre pikë, duke mbajtur efektin e qindëpërqindtë në start të kampionatit të ri. Renova arriti të mundë Vardarin në Shkup, ndërsa Pelsiteri humbi në fushë të Horizontit. Skopje shënoi fitoren e parë në elitën e futbollit, pasi mundi Sileksin.

Rezultatet e javës së tretë:
Horizont Turnova 3–0 Pelisteri
Vardari 0–2 Renova,
Skopje 2–1 Sileksi,
Napredoku 0–1 Metalurgu,
Teteksi 2–0 Bregallnica dhe
Shkëndija 3–0 Rabotniçki (të dielën)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *