Home / Sport / Shkëndija synon fitore ndaj Teteksit

Shkëndija synon fitore ndaj Teteksit

Stadiumi i qytetit në Tetovë sot do të jetë në qendër të vëmendjes pasi do të zhvillohet derbi i madh lokal, ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit. “Kuq e zinjtë” paralajmërojnë fitore përballë rivalit lokal, për të bërë start të suksesshmë pas rrikthimit në Ligën e Parë.

Të hënën në Maqedoni ishte ditë jo-pune për shkak të festës shtetërore, ndërsa sot një gjë e tillë pritet të ndodhë në Tetovë, për shkak se luan Shkëndija. Sot pritet që të gjithë rrugët e Tetovës të kenë një kahje! Drejt stadiumit të qytetit. Dhe motive për të qenë të pranishëm sot në stadium ka sa të duash. E para dhe më e rëndësishmja është se luan Shkëndija, për më shumë, do të zhvillojë ndeshjen e parë në elitën e futbollit vendor, pas dy viteve pauzë. Sigurisht që gjithë tifozët e kësaj skuadre duan të shohin ekipin e ri, që pretendon këtë sezon të luftojë për kreun e tabelës. Dhe kur gjithë këtyre arsyeve, u’a shtojmë faktin se rival i sotëm i “kuq e zinjëve” do të jetë kundërshtari i përmbetuar dhe rivali lokal Teteksi, atëherë ndeshja fiton në peshë dhe askush nuk dëshiron të lëshojë rastin për të qenë pjesë e këtij spektakli. Lojërat e “pista” me shtyrjen, anulimin, sjelljen e paqartësive rreth terminit të përballjes Shkëndija-Teteksi kanë kaluar. Tani më askush nuk ka mundësi të ndryshojë gjë. Përfundoi gjithçka, kohë nuk ka për të tentuar për të sjellë huti në taborin “kuq e zi”. Sot Teteksi duhet të dalë para Shkëndijës dhe të luajë lojën që quhet “sport për meshkuj”. Vitin e kaluar duhej këto dy skuadra të luajnë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, për të dhënë përfaqësuesin e Tetovës për në 1/16 e finales, mirëpo ndeshja nuk u zhvillua pas disa anulimeve, ndërsa Teteksi me “ndihmën” e FFM-së vazhdoi garat e mëtejshme, madje duke arritur të shpallet fitues i Kupës. Tani në kuadë të javës së parë pasi paraprakisht shorti vendosi që të luajnë rivalët lokal, historia po përsëritet, duke i’a ndryshuar dy herë terminin kësaj ndeshje. Megjithatë edhe kjo kaloi…Kohë për të ikur me alibi të ndryshëm nuk ka mbetur, prandaj në orën 17:00 pritet të startojë beteja e Tetovës, në të cilën nga tabori i Shkëndijës premtojnë të japin më tepër se 100 % nga mundësitë e tyre, vetëm e vetëm për të startuar me fitore dhe për të gëzuar tifozët e shumtë që do të jenë të pranishmë në stadium.
“Ne mendojmë vetëm për fitore. Nëse kërkohet mendimi im, e dini se gjithnjë jam optimist. Jo që pres fitore, por besoj se do të mposhtim bindshëm kundërshtarin. Optimizmi jonë bazohet në cilësitë që kemi brenda në skuadër dhe në përgatitjet cilësore që kemi zhvilluar. Megjithatë të jemi pak më të matur dhe të pranojmë se ne do të jemi të kënaqur edhe me fitore minimale. Letë fitojmë edhe me gjysmë goli, por vetëm le të fitojmë dhe të tregojmë se kush, kush është në Tetovë”, – deklaroi ndihmës trajner i Shkëndijës Erhan Selimi, i cili na njoftoi se për shkak të lëndimit thuajse sigurtë do të mungojë Bllagojçe Gllavevski, ndërsa Ander Lomami ende nuk është regjistruar në Federatë.
Sa i përket organizimit të përballjes së sotme, kryesia e Shkëndijës ka ndërmarë të gjitha kushtet për të rrjedhë gjithçka në rregull, ndërsa ndihmë e madhe në këtë drejtim pritet edhe nga vetë tifozët, të cilët duhet të tregojnë sjellje dhe kulturë të lartë. Nga kryesia e Shkëndijës kërkohet që “Ballistët”, por edhe pjesa e mbetur e tifozëve që do të vijnë në stadium të mos lejojnë të bien pre e provokimeve të tifozëve kundërshtar, pasi kultura shqiptare nuk ka anjë pikë të përbashkët me atë sllave. Prandaj “Vojvodët” dhe “Komitët” le të shajnë sa të duan, pasi vetëm atë gjë dijnë ta bëjnë, ndërsa “Ballistët” le të tregojnë kulturë, për të bërë me dije se kush është më afër Evropës. “Ballistët” le tua bëjnë me dije të gjithëve se si përkrahet skuadra e zemrës, se si publiku din të bëhet lojtari i 12-të i ekipit. Shuplaka më e madhe që mund t’i jepet kundërshtarit është injorimi total, prandaj drjetuesit e Shkëndijës nga tifozët e tyre kërkojnë që sot të injorojnë në maksimum kundërshtarin dhe tifozët e tyre provokatorë. Tek e fundit, tifozët shqiptarë në stadium vijnë për të parë Shkëndijën, prandaj duhet të mendohet vetëm se si të përkrahet ajo, ndërsa Teteksi dhe pakica e tyre në tribuna le të llomotisin. Qëllimi është që ata t’i hestim në fund, dhe kjo gjë mund të bëhet vetëm me fitoren e Shkëndijës në teren, ndërsa gjatë ndeshjes le të “llomotisin” sa të duan.
Përballja Shkëndija-Teteksi zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Goran Spirkovski me ndihmësit e tij Lupço Dimovski dhe Zoran Kostoski.

“Ballistët” tubohen në sheshin e Tetovës

Shkëndija pritet të ketë përkrahje të madhe nga publiku në përballjen e sotme, ndërsa “Ballistët” nga ana e tyre paralajmërojnë përkrahje maksimale. Mësojmë se tifozët e Shkëndijës janë aq të mobilizuar për këtë përballje sa që janë bërë të gjithë së bashku, duke u bashkangjitur edhe kryesia e vjetër e “Ballistëve”. Sigurisht që ndihma dhe përvoja e tyre do të jetë e mirësearshur për të rrinjë, ndërsa pritet që të ketë spektakël në tribuna. Nga kryesia e “Ballistëve” njoftojnë se grumbullimi do të bëhet prej orës 15:30 në sheshin e qytetit, të gjithë të veshur me bluza të kuq, ndërsa më pas së bashku të organizuar do të nisen për në stadium, ku hyrja do të jetë pa pagesë.

Bileta V.I.P. për takimin Shkëndija-Teteksi

Kryesia e Shkëndijës nuk ka ndryshuar çmimin e biletave për të ndjekur përballjet e Shkëndijës, mirëpo risi është se për këtë takim do të ketë edhe V.I.P. bileta, të cilat do të kushtojnë 200 denarë. Përparësia është se me V.I.P. biletë ndeshja mund të ndiqet nga V.I.P. lozha, e cila ofron kushte më të mira si dhe është më afër terenit. Këta bileta si dhe biletat sezonale ose vjetore mund të sigurohen në stadium, ose për çdo ditë në zyrat e klubit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *