Home / Sport / SHKËNDIJA TË DIELËN PA PRANINË E PUBLIKUT PRET SILEKSIN

SHKËNDIJA TË DIELËN PA PRANINË E PUBLIKUT PRET SILEKSIN

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, ndërsa kryendeshja e javës do të zhvillohet në Tetovë, ku do të përballen Teteksit dhe Metalurgu. Horizont Turnova është mysafir i Skopjes, ndërsa përballja Shkëndija – Sileksi zhvillohet të dielën, pa praninë e publikut.

Këtë fundjavë vazhdon kampionati elitar i Maqedonisë në futboll, me ndeshjet e rrethit të pestë. Pas kësaj jave pritet që të qartësohen disa gjëra në krye të tabelës, pasi ekipet kryesuese kanë ndeshje të vështira. Takimi kryesor i javës do të zhvillohet në Tetovë, ku Teteksi pret Metalurgun. Ekipi tetovar është në seri pozitive, ndërsa miqtë javën e shkuar u ndalën në barazim me Shkëndijën, pasi kishin efekt maksimal nga tre ndeshjet e para.
“Atmosfera në skuadër është e mirë. T’ju them të drejtën unë jam në formën më të mirë, po ashtu edhe futbollistët tjerë luajnë mirë dhe presim tash me Metalurgun të marrim tre pikë dhe të jemi në kreun e tabelës“,- deklaroi sulmuesi kosovar i Teteksit, Genc Hyseni.
Lideri i renditjes Horizont Turnova do të ketë test të vështirë në fushë të Skopje, ku kërkon të konfirmojë formën e mirë. Renova pas barazimit të papritur që kishte javën e kaluar, tani udhëton për në Kërçovë, me ambicie për të mundur Napredokun, ndërsa Bregallnica është vendase e Rabotniçit. Ndeshja mes Vardarit dhe Pelisterit do të zhvillohet të shtunën në orën 20:00, ndërsa takimi Shkëndija-Sileksi në program është ditën e dielë.

Dyshet e javës së pestë:
Skopje – Horizont Turnova,
Napredoku – Renova,
Teteksi – Metalurgu,
Bregallnica – Rabotniçki,
Vardari – Pelisteri,
Shkëndija – Sileksi

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *