Home / Sport / Shkëndija u mund nga Bregallnica

Shkëndija u mund nga Bregallnica

“Kuq e zinjtë” tetovarë edhe përkundër lojës së mirë në pjesën e dytë, megjithatë nuk mundën të shmangin disfatën 2:1 nga Bregallnica e Shtipit.

Kryendeshja e javës së dytë të LPFM-së e zhvilluar në Autokomnadë mes Metalurgut dhe Skopjes iu takoi vendasve me rezultatin 3:0. Skopje në çerekun e parë të pjesës së parë ishte skuadër më e mirë dhe pati më shum raste por megjithatë në minutën e 28 të ndeshjes Kleçkarovski ishte ai i cili hapi rezultatin 1:0 në favor të Metalurgut. Me këtë rezultat u shkua në pushim dhe u deshën 12 minuta lojë në pjesën e dytë që Metalurgu të shënojë serish dhe kësaj radhe Krstev arriti të tund rrjetën e rivalëve lokal. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3:0 në favor të Metalurgut i cili edhe ishte favorit para fillimit të këtij takimi e vendosi Kostencovski në minutën e 87 të takimit. Trajneri vendas Lupço Markovski për shkak të protestave ndaj vendimeve të arbitrave në minutën e 16 të pjesës së dytë u lartgua nga fusha.
Në javën e dytë të LPFM-së skuadrat mysafire në katër ndeshjet e zhvilluara rritën të fitojnë vetëm një pikë edhe atë Turnova në përballjen me kampionët në fuqi Renovë të cilët luajtën pa gola. Bregallnica me rezultatin 2:1 e mundi Shkëndinë, ndërsa Sileksi me rezultatin 1:0 e mundi Vardarin. Dy ndeshjet e tjera mes Pelisterit dhe Teteksit si dhe Rabotniçkit me Napredokun do të zhvillohen të hënën.
Rezultatet e javës së dytë të LPFM-së:
Bregallnica – Shkëndija 2:1
Metallurgu – Skopje 3:0
Renova – Horizont 0:0
Sileksi – Vardari 1:0
Pelisteri –Teteksi
Rabotniçki – Napredoku

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *