Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e re e mjekësisë, ne gjendje si me qenë e vjetër

Shkolla e re e mjekësisë, ne gjendje si me qenë e vjetër

20 gusht-
Drejtori i kësaj shkolle tha se për këto probleme ka njoftuar Ministrin e Arsimit Nikolla Todorov, si dhe për dëmtimet që janë shkaktuar gjatë këtyre viteve. Ai theksoi se shkatërrimi I shkollës nuk është bërë nga ana e nxënësve por nga ndërtimi jo kualitativ. “Shkolla pikon ujë, piëkrisht rreth poçave elektrike. Kjo është serioze.

Senat Zylbehari
E ndërtuar para gjashtë vitesh, shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, ka filluar të ruinohet.
Ky objekt sa modern po edhe aq i bukur nga jashtë, megjithatë nga brenda është shihen të carat e mureve, dyshemeja e shkatëruar ndërsa si dhe një pjesë e pullazit.
Ndërsa dyert e kësaj shkolle janë rrëfim në vete.
Autoritetet e shkollës janë të befasuar me gjendjen e kësaj shkolle të re, e cila ka filluar të ruinohet vetëm pas gjashtë vitesh funskionimi, kurse theksojnë se janë të zgënjyer me mënyrën e ndërtimit të shkollës.
Drejtori I kësaj shkolle Halit Dehari, thotë se shkolla përballet me problemin e infrastrukturës që është apsurde për një object të kësaj natyre i cili nga jashtë duket shumë modern.

”Është dashur të bëjmë shtrimin me pllaka qeramike në hyrje të shkollës edhe pse kjo shkollë është ndërtuara para gjashtë vitesh. Kemi probleme të shumta dhe nuk ka cilësi fare, në hyrje të shkollës kishim problem me dyshemenë e cila është e shkatërruar.

Dyert nuk janë cilësore, ndërsa kemi edhe të çara të mureve, kurse për disa intervenime kemi kërkuar ndihmë nga ana e komunës”, tha Dehari.

Drejtori i kësaj shkolle tha se për këto probleme ka njoftuar Ministrin e Arsimit Nikolla Todorov, si dhe për dëmtimet që janë shkaktuar gjatë këtyre viteve. Ai theksoi se shkatërrimi I shkollës nuk është bërë nga ana e nxënësve por nga ndërtimi jo kualitativ. “Shkolla pikon ujë, piëkrisht rreth poçave elektrike. Kjo është serioze.

Nuk ka kuptim që një shkollë e cila nga jasht duket e bukur, por nga brenda të zgënjen”, tha drejtori Dehari. Ndryshe ditë më parë në këtë shkollë u inagurua objekti i sallës sportive, ndërsa në atë takim, drejtori ka njoftuar ministrin me gjendjen në të cilën ndodhet kjo shkollë, por deri më sot nuk është marrë asgjë hap konkret.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *