Home / Lajme / Maqedoni / Shpaloset puna e Inspektorati Komunal të Tetovës

Shpaloset puna e Inspektorati Komunal të Tetovës

24 gusht-
Ai theksoi se puna e tyre është e lidhur ngushtë dhe varet edhe nga institucione të tjera si policia, inspektorati i tregut dhe ai sanitar, drejtoria e ushqimit dhe gjyqi. “Me disa nga këto institucione bashkëpunimi ka munguar tërësisht, ndërsa me disa të tjera shpresojmë të përmirësohet”, tha Ferati.

Gjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar Inspektorati Komunal i Tetovës ka intervenuar me sukses për parandalimin e dukurive devijante në sfera të caktuara. Sipas Udhëheqësit të këtij inspektorati, Neritan Ferati, gjatë kësaj periudhe, në lëmin e urbanizmit janë bërë mbi 100 intervenime.

Janë larguar mbi dyzet objekte të përkohshme, të gjitha me afat të skaduar, të locuara në hapësira të cilat pengonin realizimin e planit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. “Si shembull të intervenimit efikas mund të shihni hapjen e trotuarit në rrugën IRLL (Potok) dhe largimin e objekteve të përkohshme të locuara në pronat e BFI-së i cili për pesëmbëdhjetë vjet ka qenë një kontekst i pazgjidhur. E gjithë kjo është arritur me punë intensive, vullnet dhe vendosmëri të organeve përkatëse të komunës së Tetovës”, tha Ferati.

Në lëmin e Inspektoratit të Ekologjisë, janë bërë një sërë intervenimesh për çkyçjen e lidhjeve të kanalizimeve fekale në kanalizimet atmosferike, aksion i cili vazhdon ende. “Inspektorati komunal i Tetovës ka intervenuar për largimin e shkaktuesve të zhurmës (ndotësve akustikë), si dhe po bëhet betejë permanente për largimin e të gjitha llojeve të ndotjeve, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është intervenuar për dislokimin e dhjetëra deponimeve të egra në vende të ndryshme në qytet”, tha Ferati.

Inspektorët e komunikacionit për çdo ditë janë në terren duke luftuar dukurinë e auto-transportuesve të paligjshëm. Njëkohësish, ka pasur aksion për çkyçjen e lidhjeve elektrike që në mënyrë joligjore kanë qenë të lidhura në ndriçimin publik . “Kemi intervenuar në mbi 150 kyçje të kundërligjshme në ndriçimin publik me ç’rast janë konfiskuar reflektorë dhe elemente tjera ndriçuese”, tha Ferati.

Sipas tij, është intervenuar për largimin e pengesave të ndryshme nga hapësirat publike, trotuaret dhe parqet. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe Inspektorati Komunal i Tetovës ka vënë rend në vendosjen e bilbordeve reklamuese. “Në këtë lëmi ekzistonte një kaos i vërtetë, për këtë shkak është bërë mënjanimi i 200 bilbordeve të vendosura në mënyrë të kundërligjshme”, tha Ferati.

Sipas tij ,një punë e vazhdueshme e Inspektoratit komunal ka qenë parandalimi i ndërtimeve të egra. “Ka pasur hapa konkret në drejtim të parandalimit të ndërtimeve të egra. Për këtë qëllim janë dhënë Vendime për ndërprerjen e punimeve si dhe kallëzime për kundërvajtje penale për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë lloj veprimi të kundërligjshëm”, tha Ferati.

Ai theksoi se puna e tyre është e lidhur ngushtë dhe varet edhe nga institucione të tjera si policia, inspektorati i tregut dhe ai sanitar, drejtoria e ushqimit dhe gjyqi. “Me disa nga këto institucione bashkëpunimi ka munguar tërësisht, ndërsa me disa të tjera shpresojmë të përmirësohet”, tha Ferati.

Ndryshe, Udhëheqësi i Inspektoratit komunal të Tetovës, Neritan Ferati tha se ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia e qytetarëve janë faktor kyç që ndikojnë në mbarëvajtjen e punëve. Ai kërkoi edhe në të ardhmen bashkëpunim me qytetarët në mënyrë që Inspektorati Komunal të kryejë me sukses punën për vendosje të mirëqenies tek ata.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *