Home / Lajme / Rajon / “S’ka bisedime sekrete Kosovë-Serbi”

“S’ka bisedime sekrete Kosovë-Serbi”

10 gusht-
Kryeministri Thaçi nuk u përqendrua shumë në akuzat e AAK-së për bisedime sekrete me Serbinë, duke kaluar në një temë tjetër, atë të rëndësisë që ka për Kosovën mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe sesioni i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për gjoja zhvillime të bisedimeve sekrete ndërmjet qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë, janë qesharake.

Kryeministri Thaçi nuk u përqendrua shumë në akuzat e AAK-së për bisedime sekrete me Serbinë, duke kaluar në një temë tjetër, atë të rëndësisë që ka për Kosovën mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe sesioni i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Fitorja historike e Qeverisë, diplomacisë, institucioneve dhe popullit të Kosovës në GJND, është një fitore që duhet t’i gëzohet secili. Prandaj, është një fitore e gjithë shtetit të Kosovës, e gjithë popullit të Kosovës, e miqve, e partnerëve ndërkombëtarë…”.

“Unë siguroj dhe garantoj qytetarët e Republikës së Kosovës se po ashtu edhe në Asamblenë e Përgjithshme do të kemi një lajm të mirë për Kosovën dhe nuk do të kemi më tutje deklarata qesharake”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *