Home / Sport / Spanjollët: Ozil tek Barça; Gjermanët përgënjeshtrojnë

Spanjollët: Ozil tek Barça; Gjermanët përgënjeshtrojnë

Mediet spanjolle njoftojnë se Barcelona ka arritur që të mposhtë Mançester Unitedin në garë për supertalentin gjerman, Mesut Ozil.

“Sport” njofton se Verder Bremen ka pranuar një ofertë prej 12-15 milionë eurosh për turko-gjermanin.
Më poshtë thuhet se zyrtarët katalanas po presin vetëm aprovimin e trajnerit Pep Guardiola për të nënshkruar, gjë e cila është vetëm formalitet.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës tjetër. Vetë futbollisti i shumëkërkuar ka hedhur poshtë spekulimet se ka arritur një marrëveshje me Barcelonën.

“Unë nuk di asgjë! Unë nuk kam biseduar me askënd”, theksoi fantazisti i Verderit për të përditshmen më të madhe gjermane “Bild”.

Po ashtu, edhe drejtori sportiv i Verder Bremen, Klaus Alfons, ka mohuar në mënyrë kategorike se Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e Ozilit duke i cilësuar spekulimet si thashetheme.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *