Home / Lajme / Maqedoni / Studentët turk që mësojnë gjuhën shqipe qëndrojnë në Tetovë

Studentët turk që mësojnë gjuhën shqipe qëndrojnë në Tetovë

20 gusht-
Kjo shkollë verore e organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, do zgjasë deri më 27 Gusht , ndërsa brenda kësaj periudhe, profesori Zeqir Kadriu, mundohet që sa më tepër tu mësoj gjuhën dhe kulturën tonë mysafirëve nga Turqia.Ata gjatë kohës sa qëndrojnë në qytetin e Tetovës, kanë vizituar edhe shumë monumente historike dhe kulturore, ndërsa më pas bëjnë edhe ushtrim me shkrim në gjuhën shqipe.

Urim Hasipi
16 studentë të Universitetit të Thrakisë në Edrene të Turqisë, të cilët mësojnë gjuhën shqipe, këtyre ditëve po qëndrojnë në Tetovë dhe Prishtinë, në kuadër të një projekti Erazmus, që realziohet në UEJL.
Për këta student mësimi i gjuhës shqipe është i vështirë, por theksojnë se mësimi për perandorinë Osmane, ka shumë çka të përbashkët edhe me shqiptarët.

Është pak e vështirë por interesante thotë Rejhani.
“Gjuha shqipe është shumë e rëndësishme për mua simos otomanja, unë dua ta mësoj gjuhën shqipe dhe mësoj gjuhën perandorinë osmane por shumë e vështirë për mua është gramatika, por dalngadalë mësoj shqip.
Tetova është shumë qytet bukur njerëzit janë shumë të këndshëm” thotë Rejhan Saqlla, studente nga Turqia.

Ndërsa, Xhanar Delikanllë, thotë që kultura shqiptare është shumë interesante, sidomos historia, apo mësimi i periudhës otomane dhe njëkohësisht edhe tradita

“Unë nuk dija për shqipen dhe Sqipërinë dhe për atë shkova në universitet dhe dij tashi shqip dhe për kulturën shqiptare. Shum e vështirë është se është e ndryshme turqishtja dhe shqipja janë të ndryshme ka të vështirë gramatikën, por mua më pëlqen. Vitin e parë vetëm lexojmë vitet tjera mësojmë për historinë kulturën etj” tha Xhanar Delikanll, poashtu student nga Turqia.

Kjo shkollë verore e organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, do zgjasë deri më 27 Gusht , ndërsa brenda kësaj periudhe, profesori Zeqir Kadriu, mundohet që sa më tepër tu mësoj gjuhën dhe kulturën tonë mysafirëve nga Turqia.Ata gjatë kohës sa qëndrojnë në qytetin e Tetovës, kanë vizituar edhe shumë monumente historike dhe kulturore, ndërsa më pas bëjnë edhe ushtrim me shkrim në gjuhën shqipe.

“Ne kemi pasur studentë edhe në kuadër të universitetit tonë këtu studentë të huaj joshqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe, por kjo që bëjmë tani ëhstë e një specifike të vecantë.

Ata studjojnë studime bigame paralele, gjuhë shqipe me turizëm, gjuhë shqipe me doganë, sistem banker dhe në vitin e tretë të studimeve ndahen këto ku gjysmën e lëndëve i kanë shqip gjysmën e lëndëve i kanë amëtare.
Janë nga e gjithë Turqia dhe kanë një strategji të organizuar, qëllimi i tyre është që të kryejnë shkollën verore të mësojnë mirë gjuhën kulturën dhe shkrimin shqip”, deklaroi profesor doktor Zeqir Kadriu.

Sipas Kadriut, në Universitetin e Edrenës, me të cilin UEJL ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi, ka 38 studentë të cilët vijojnë mësojnë gjuhën shqipe.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *