Home / Lajme / Rajon / Studentja shqiptare triumfon në Itali

Studentja shqiptare triumfon në Itali

7 gusht-
E lindur në Vlorë, Ina jeton prej 15 vjetësh me familjen në Itali. Përveç pasionit për shkencën, ajo ka kultivuar dhe atë për muzikën.
Si të mos mjaftonin studimet në fushën e shkencës, ajo është diplomuar edhe në Konservatorin e Rexhios për organo dhe piano.

Për herë të parë në Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit të Parmës, është dhënë një diplomë me maksimumin e pikëve, 110, e shoqëruar nga një “çertifikatë nderi”, shenjë e vlerësimit tepër të lartë për një student.

Kjo diplomë e veçantë është marrë nga shqiptarja Ina Bisha, studente në Fakultetin e Kimisë dhe Teknologjive Farmaceutike.

E lindur në Vlorë, Ina jeton prej 15 vjetësh me familjen në Itali. Përveç pasionit për shkencën, ajo ka kultivuar dhe atë për muzikën.

Si të mos mjaftonin studimet në fushën e shkencës, ajo është diplomuar edhe në Konservatorin e Rexhios për organo dhe piano.

Ende shpreh keqardhjen që nuk i është përkushtuar tërësisht pianos, por në një farë mënyre i është përgjigjur etjes së madhe për të njohur të fshehtat e shkencës.

Tanimë edhe me nënshtetësi italiane, studentja e shkëlqyer Ina Bisha i ka rrugët të hapura për doktoratura në universitetet më të njohura italiane apo të huaja.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *