Home / Sport / Të premten Bundesliga ngre siparin

Të premten Bundesliga ngre siparin

Kampionati gjerman do të nisë të premten rrugëtimin në kërkim të kampionit të ri. Bajerni i Mynihut favoriti kryesor.

Bavarezët, kampionë në fuqi, do ta fillojnë mbrojtjen e titullit në shtëpi përballë Volfsburgut, i cili triumfoi në sezonin 2008/2009. Kjo do të jetë edhe sfida që do të ngrejë siparin e sezonit të ri në Bundesligë, përballje që do të luhet të premten në orën 20:30 në “Allianz Arena”.

Me tetë lojtarë nga kombëtarja e botërorit (e cila u rendit e treta) dhe tre holandezë (nënkampionë të botës), skuadra e Luis Van Galit do të jetë edhe këtë vit ekipi për t’u mundur.

Bundesliga, java e parë:

E premte (ora 20:30)
Bajern Mynih – Volfsburg

E shtunë (15:30)
Hofenheim – Verder Bremen
Mynshengladbah – Nuremberg
Këln – Kaiserslautern
Freiburg – St. Pauli
Hanover – Frankfurt
Hamburg – Shalke 04 (18:30)

E dielë:
Minc – Shtutgart (15:30)
Dortmund – Bajer Leverkusen (17:30)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *