Home / Sport / TEFIKU: DRITA DO PËRMIRËSOHET EDHE MË SHUMË

TEFIKU: DRITA DO PËRMIRËSOHET EDHE MË SHUMË

“Të dielën na pret ndeshje e vështirë me Bellasicën në Strumicë, mirëpo neve nuk na takon gjë tjetër veçse të mendojmë për fitore dhe pse do të ishim të kënqur edhe me një pikë. Mjafton që mos të pësojmë disfatë, me qëllim të ruajtjes së ritmit të rezultateve pozitive”, – deklaroi portieri kumanovar i Dritës, Nderim Tefiku.

Pas startit relativisht të dobët dhe eliminimit nga Kupa e Maqedonisë, skuadra e Dritës duket se dalëngadalë është duke hyrë në rritmin e duhur. Të dielën e kaluar Drita në fushë të vet mundi 3:0 Cementarnicën, për më shumë tregoi lojë të mirë dhe kishte raste për të shënuar ende gola. Ky fakt bën që në taborin e bogovinasëve të jenë optimist për vazhdimin e kampionatit, ku Drita si çdo vit synon të renditet në katër pozitat e para në renditje.
“Fitorja dhe loja bindës me Cementarnicën ka ngritur vetëbesimin në skuadër, ndërsa atmosfera është në nivel. Në fakt e në asnjë moment nuk krijuam panik pas rezultateve të dobëta, pasi ishim të vetëdijshëm se në çdo moment mund t’i rikthenim gjërat në favorin tonë. Barazimi me Vllaznimin në teren vendas dhe disfatat me Miravicin dhe Tikveshin (në kuadër të Kupës) gjithsesi se ishin rezultate negative, mirëpo duhet pranuar se ne ishim kundërshtar i barabartë, por ja që në fund nuk arrinim të fitojmë pikë”, – tha në fillim portieri i Dritës së Bogovinës, Nderim Tefiku, i cili në vazhdim sqaroi se pret në në ndeshjet e ardhshme Drita të jetë më e suksesshme.
“Disa ndryshime që ndodhën gjatë verës dhe fillimi i vonshëm i përgatitjeve bënë që skuadra të ketë nevojë për pak më shumë kohë për të hyrë në ritëm, por mendoj se tani kemi gjetur formën optimale. Prandaj jam i mendimit se në vijim të kampionatit ne do të kemi rezultate pozitive, të cilat do të na mundësonim të ngjitemi lartë në tabelë. Të dielën na pret ndeshje e vështirë me Bellasicën në Strumicë, mirëpo neve nuk na takon gjë tjetër veçse të mendojmë për fitore dhe pse do të ishim të kënqur edhe me një pikë. Mjafton që mos të pësojmë disfatë, me qëllim të ruajtjes së ritmit të rezultateve pozitive”, – përfundoi Tefiku.
Skuadra e Dritës të dielën do të udhëtojë për në Strumicë, kur në kuadër të javës së tretë në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll do të përballet me një tjetër kandidat për kreun e tabelës, ekipin e Bellasicës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *