Home / Lajme / Maqedoni / Tërhiqet nga botimi libri kontravers

Tërhiqet nga botimi libri kontravers

18 gusht-
“Kjo ishte edhe një nga arsyet më serioze për shkak të së cilës dhe sollëm vendim që ky libër të tërhiqet…Jam i sigurt se nuk do përsëriten gabimet pasi që kemi të formuar ekip serioz të recensentëve, i cili plotësisht i është dedikuar punës në fjalë”, tha Nikolla Todorov, ministër I arsimit

Paraqitja e fotografisë së profetit Muhamed në librin tani më të tërhequr nga botimi Shoqëria për klasat e pesta ka qenë një nga arsyet kryesore ministri Todorov të merr një vendim të tillë .
Kështu ka deklaruar vetë ministri Todorov sot para gazetarëve.

Në gabimet e shumta të paraqitura në këtë libër në faqen 43 ku prezantohen religjionet e Maqedonisë, shkruan se vetëm 19 % e popullatës në vend janë myslimanë ndërkohë që 1 % I takojnë besimeve tjera.

Skandali të jetë edhe më i madh kur flitet për besimtarët mysliman është paraqitur edhe fotografia e profetit Muhamed që në fakt është rreptësisht e ndaluar bazuar në parimet fetare islame.

“Kjo ishte edhe një nga arsyet më serioze për shkak të së cilës dhe sollëm vendim që ky libër të tërhiqet…Jam i sigurt se nuk do përsëriten gabimet pasi që kemi të formuar ekip serioz të recensentëve, i cili plotësisht i është dedikuar punës në fjalë”, tha Nikolla Todorov, ministër I arsimit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *