Home / Sport / Tetova me klub boksi

Tetova me klub boksi

19 gusht-
“Tetova dihet që ka shumë shqiptarë dhe ideja e themelimit të një klubi të Boksit, është shumë e mirë, sepse për atë se çka janë kubanezët në boskin botëror, shqiptarët janë në boskin evropian. Dihen botërisht rrezultatet e klubit të Boksit Prishtina në atë kohë, prandaj edhe në Tetovë ka talenta të cilëve u duhet një klub. Unë shumë këtu një entuziazëm të kryesisë dhe trajnerëve, dhe shpresoj se shumë shpejt nga ky klub do të del një boskier i mirë. Unë jam këtu për të ndihmuar këta djelmosha dhe ju them se përkrahja e klubit të boksit Prishtina, nuk do të mungojë, dhe prej sot këta dy klube janë bashkangjitur njëri me tjetrin” deklaroi Azis Salihu.

Qyteti i Tetovës do të ketë klubin e parë të boksit. Mungesa e një klubi të boksit, ka qenë edhe arsyeja e hapjes së klubit Shkëndija Boks, i cili është promovuar të mërkurën mbrëma në Tetovë. Në këtë promovim krahas personaliteteve të ndryshme, ka qenë edhe legjenda e boskit shqiptar Azis Salihu, i cili ka përkrahur këtë hap të entuziastëve tetovarë. Salihu, në cilësinë e kryetarit të klubit të Boksit Prishtina, tha se në Tetovë, vjen me kënaqësi për të promovuar këtë klub, ku sipas tij, edhe rezultatet dhe sukseset nuk do të mungojnë.

“Tetova dihet që ka shumë shqiptarë dhe ideja e themelimit të një klubi të Boksit, është shumë e mirë, sepse për atë se çka janë kubanezët në boskin botëror, shqiptarët janë në boskin evropian. Dihen botërisht rrezultatet e klubit të Boksit Prishtina në atë kohë, prandaj edhe në Tetovë ka talenta të cilëve u duhet një klub. Unë shumë këtu një entuziazëm të kryesisë dhe trajnerëve, dhe shpresoj se shumë shpejt nga ky klub do të del një boskier i mirë. Unë jam këtu për të ndihmuar këta djelmosha dhe ju them se përkrahja e klubit të boksit Prishtina, nuk do të mungojë, dhe prej sot këta dy klube janë bashkangjitur njëri me tjetrin” deklaroi Azis Salihu.

Ndërkaq, Halim Abazi, trajner në këtë klub tha se synimi i këtij klubi është i madh, ndërsa tetova meriton të ketë një klub.
“Qëllimi i themelimit të klubit Shkëndija Boks, ishte mungesa e një klubi I cili do të grumbullonte në një vend sportistët dhe ata që do t`i qasen më seriozisht sportit të Boksit. Me themelimin e klubit dëshirojmë të jemi pjesë e kampionatit të Maqedonisë, pastaj, edhe më gjërë. Ne mburremi vetëm me dy boskier që kanë marrë pjesë në olimpiadë, Azis Salihun dhe Luan Krasniqin, kurse ky është edhe qëllimi jonë, pjesëmarrja në olimpiadë”, tha Halim Abazi-trajner i klubit të boksit Shkëndija.

Edhe vetë kryesia është e bindur se ky klub do të ketë edhe rol edukues të rinisë shqiptare dhe sporti të jetë pjesë e përditshmërisë. “Kryetari i klubit Jusuf Hashimi, tha se qyteti i Tetovës, kishte nevojë për një klub boksi, sepse kemi një rini vitale dhe të shëndoshë, dhe mendoj se ky klub do të grumbullojë sportistë brenda vetes të cilët do të jenë të suksesshëm. Përveç që do të nxjerr shumë talent shqiptarë të boskit, ky klub do të ndihmojë shumë në angazhimin e fëmijëvedhe rinisë në jetën shoqërore të Tetovës” theksoi kryetari i këtij klubi Hashim Jusufi.
Ndryshe klubi është themeluar më 5 korrik, nga dashamirë të boskit, ndërsa kryesia ëhstë e bindur se sukseset nuk do të mungojnë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *