Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nuk shpëton nga restrikcioni

Tetova nuk shpëton nga restrikcioni

18 gusht-
Edhe këtë verë qytetarët e Tetovës nuk do ta kalojnë pa restrikcion të ujit. Edhe pse këtë vit shpresohej se do të kalojë pa rregjim të restrikcionit, megjithatë prej sot do të hyjë në fuqi restrikcioni. Kjo për shkak të keqpërdorimit të ujit për pije në Tetovë. Për pasojë, pa ujë të pijshëm kanë ngelur një numër i madh i lagjeve dhe kateve më të larta të banesave.

Edhe pse për momentin furnizimi me ujë në Tetovë është mbi 400 litra ujë në sekondë, kjo nuk ka mjaftuar që Tetova, pas dhjetëra vitesh të kalojë një verë pa restrikcion.

Kështu që harxhimi i pakontrolluar i ujit të pijshëm, larja e rrugëve në mënyrë të papërgjegjëshme, ka bërë që autoritetet e Ndërmarrjes publike Komunale Tetova-Tetovë, prej sot të vendosin rregjim të restrikcionit të ujit të pijshëm.

Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit të kësaj ndërmarrje Hasan Luma Edhe këtë verë qytetarët e Tetovës nuk do ta kalojnë pa restrikcion të ujit. Edhe pse këtë vit shpresohej se do të kalojë pa rregjim të restrikcionit, megjithatë prej sot do të hyjë në fuqi restrikcioni. Kjo për shkak të keqpërdorimit të ujit për pije në Tetovë. Për pasojë, pa ujë të pijshëm kanë ngelur një numër i madh i lagjeve dhe kateve më të larta të banesave.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale apelojnë që të ndalohen me keqpërdorimin e ujit për pije, përndryshe do pasojnë restrikcione dy herë në ditë.

“Problemi ekziston në harxhimin enorm, jashtëzakonisht të madh i cili nuk mbahet mend të kemi pasur një harxhim kaq të madh. Kjo ndodh si rezultat i temperaturave të larta që mbizotërojnë në Tetovë dhe keqpërdorimit të ujit për pije.

Ju apelojmë qytetarëve që tmos keqpërdorin ujin për pije për destinime tjera që nuk janë të necojshme. Përcjellim një mesazh që të kursehet uji sepse ky uj është për pije në këta ditë ramazi kur bashkëqytetarët tonë kan nevojë për uji të pijes dikush ta harxhojë ujin është e patolerueshme” tha Hasan Luma, drejtor I NPK-së.

Drejtori i ndërmarrjes publike, ka paralajmëruar edhe sankcione që nga dita e sotme për keqpërdoruesit e ujit të pishëm. “Kontrollat e NPK dhe inspektorët komunal do jenë present cdo ditë në teren dhe do marrin masa ndëshkimore kundër qytetarëve që keqpërdorin ujin për pije” tha Luma.

Përndryshe, në krahasim me të njëjtin sezon të vitit të kaluar, nga burimet e Sharrit ka shtim të sasisë së ujit për 150 litra më tepër në sekondë, pra nga 250 është rritur në 400 litra ujë për sekond.

Restrikcioni i ujit do të fillojë nga ora 16.00 deri në ora 17.00 dhe nga ora 04.00 deri në ora 06.00 të mëngjesit.Ky restrikcion do te jete edhe nje lloj testi, nese vazhdohet me keto harxhime jo normale, atehere nga kjo ndermarrje paralajemrojne restrikcione te reja.

Autoritetet e komunës kanë bërë thirrje që në këtë kohë dhe në këtë muaj të Ramaznit, qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm sepse në këtë muaj uji është përdoret për përgatitje të ushqimeve dhe mesazhi këtij muaji është solidarizimi me njëri tjetrin, theksojnë nga kjo ndërmarrje.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *