Home / Lajme / Maqedoni / Todorov: Revizion i të gjitha teksteve të miratuara shkollore të cilat zbatohen për momentin

Todorov: Revizion i të gjitha teksteve të miratuara shkollore të cilat zbatohen për momentin

21 gusht-
“Zmadhimi i dukshëm i ingerencave të Komisionit nacional për tekste shkollore dhe mundësimi i këtij komisioni në seancat e veta të diskutojë për recenzentët e teksteve shkollore, t’i pranojë apo t’i hedh poshtë, si dhe të mund ta shkarkojë ekipin e recenzentëve dhe menjëherë të formojë ekip për super-recension”, deklaroi Todorovi.

Revizion i të gjitha teksteve të miratuara shkollore, të cilat për momentin po zbatohen. Revizion i teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të pestën do të bëjnë fakultetet pedagogjike në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, ndërsa revizionin e teksteve të tjera shkollore të arsimit fillor do ta bëjnë Komisioni nacional për tekste shkollore, Byroja për zhvillimin e arsimit dhe ekspertët e fakulteteve në Maqedoni, profesorë dhe doktorë të shkencave. Revizioni i të gjitha teksteve shkollore do të bëhet në afat prej 30 ditësh pas formimit të ekipeve për revizion.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov dhe shtoi se ky vendim është marrë dje në mbrëmje, në takimin e jashtëzakonshëm, me kërkesë të tij për shkak të situatës së krijuar me tekstet shkollore në Maqedoni. Në takim morën pjesë përfaqësues të komisionit nacional për tekste shkollore, Shërbimi pedagogjik dhe Byroja për zhvillimin e arsimit.

“Ekipet e revizorëve do të fillojmë t’i formojnë nga e hëna dhe ato do të formohen deri në fund të javës së ardhshme”, tha Todorovi.

Është sjellë vendim të bëhet edhe lekturë gjuhësore e të gjitha teksteve shkollore nga ana e Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Petkov Misirkov” – Shkup, gjithashtu në afat prej 30 ditësh.

Në takimin e djeshëm, siç tha Todorovi është sjellë përfundi, që Ministria e Arsimit dhe Skencës të propozojë deri tek Qeveria ndryshimet e Ligjit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

“Zmadhimi i dukshëm i ingerencave të Komisionit nacional për tekste shkollore dhe mundësimi i këtij komisioni në seancat e veta të diskutojë për recenzentët e teksteve shkollore, t’i pranojë apo t’i hedh poshtë, si dhe të mund ta shkarkojë ekipin e recenzentëve dhe menjëherë të formojë ekip për super-recension”, deklaroi Todorovi.

Ministri Todorov njoftoi se në takimin e djeshëm janë dakorduar edhe për kriteret për atë se kush mund të jetë autor i tekstit shkollor.

“Autor i një teksti shkollor nuk mund të jetë personi i cili nuk ka minimum dhjetë vite përvojë në ligjërimin e lëndës sipas së cilës përpilohet teksti shkollor. Krahas kushteve të tjera të cilat parashihen me ligj, si dhe të ketë arsim të lartë të jetë magjistër apo doktor i shkencave”, theksoi Todorov.

Në takim është miratuar edhe konkluzioni për propozimin e ndryshimeve ligjore në lidhje me kriteret të cilat duhet t’i plotësojë recenzenti. Unanimisht u miratua, siç tha Todorovi, që kryetari të jetë doktor i shkencave, të jetë profesor në njërin prej fakulteteve, ndërsa dy anëtarët e tjerë të jenë profesorë për lëndën konkrete, në arsimin fillor apo të mesëm

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *