Home / Lajme / Maqedoni / Tribunë me temë ‘Marrëveshja e Ohrit sot dhe në perspektivë’

Tribunë me temë ‘Marrëveshja e Ohrit sot dhe në perspektivë’

13 gusht-
“Perspektiva e Maqedonisë evropiane është ngushtë e lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse në qoftë se BE-ja është e ndërtuar ndaj parimit të diversiteteve dhe respektimit të tij, atëherë këtë bazë për Maqedoninë e garanton vetëm Marrëveshja e Ohrit, qëllimi kryesor i të cilit është ndërtimi i shtetit multietnik ku çdo individ dhe grup etnik do të ndjehet i barabartë pa u lënduar të drejtat e tjetrit”, theksoi Ademi.

Marrëveshja e Ohrit e cila është krijuar për tejkalimin e armiqësive në Republikën e Maqedonisë është dokument specifik i Maqedonisë i shoqërisë multietnike të mbështetur në integrim pa asimilim, i cili mbështetet në traditën tonë të respektimit të ndërsjellë midis bashkësive etnike.

Këtë sot në tribunën e titulluar “Marrëveshja e Ohrit sot dhe në të ardhmen” e deklaroi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov duke theksuar se në pjesën normative modlei është projekt i hapur në të cilin thurren kërkesat e çdo gjenerate që e bën dinamike.

“Arritja lidhur me implementimin gjatë nëntë viteve të kaluar janë matëse, por implementimi i tij ti tërësishëm kushton shumë dhe që të jetë tërësisht funksional është i domosdoshëm bruto prodhim vendor prej 8 mijë dollarë për kokë të banorit, ndërsa Maqedonia në këtë moment realizon vetëm gjysmën e BPV-së së nevojshme”, tha presidenti Ivanov.

Maqedoninë pas Marrëveshjes së Ohrit, Ivanov e krakasoi me ndërtesë.

“Republikën e Maqedonisë do ta definonim si ndërtesë në të cilën çdo bashkësi ka banesë dhe hapësirë të vetën. Pyetja është se kush do të kujdeset për pullazin, shkallët, për infrastrukturën e përbashkët, gjegjësisht kush do të kujdeset për interesin publik. Më herët popullata shumicë e Maqedonisë ishte përgjegjëse për interesin e përbashkët publik, ndërsa në periudhën e përbashkët kjo nënkupton inkuadrim të të gjithëve të cilët jetojnë në shtet. Për këtë arsye është e domosdoshme, në të ardhmen të ndryshojë profili i politikanëve të Maqedonisë dhe ata më shumë të jenë diplomatë dhe deri te vendimet të vijnë me kompromise dhe dialog”, porositi Ivanov.

Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, siç theksoi presidenti Ivanov, gjithkund vendoset si kusht për integrimet euroatlantike. Shefi i shtetit theksoi se atë që ne e kemi bërë para 10 viteve për momentin është aktuale në nivel planetar, për shkak se siç tha, të gjtiha shoqëritë bëhen multietnike dhe multilinguiste.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi theksoi se marrëveshja jo vetëm që e ndërpreu konkliktin, por e stabilizoi Maqedoninë në të gjitha segmentet dhe fushat dhe ndihmoi për proceset eurointegruese të vendit. Ky është një prej pesë prioriteteve në të cilat punon dhe do të vazhdojë të punojë Qeveria, ndërsa ka mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga subjektet politike në shtet dhe që të konfirmohet rëndësia e tij duhet t’u pyesim thotë, ku do të ishte vendi dhe qytetarët e saj pa këtë marrëveshje.

“Perspektiva e Maqedonisë evropiane është ngushtë e lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse në qoftë se BE-ja është e ndërtuar ndaj parimit të diversiteteve dhe respektimit të tij, atëherë këtë bazë për Maqedoninë e garanton vetëm Marrëveshja e Ohrit, qëllimi kryesor i të cilit është ndërtimi i shtetit multietnik ku çdo individ dhe grup etnik do të ndjehet i barabartë pa u lënduar të drejtat e tjetrit”, theksoi Ademi.

Zoran Ilievski nag Fakupteti Juridik pranë USHCM, mendon se është e domosdoshëm implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes kornizë, me punë të përforcuar në terren, por edhe përforcim të mekanizmave të cilat do të mundësojnë kontroll të cilësisë së të punësuarve n[ë administratën publike. Çelës për atë është arsimimi, i cili duhet të ofrojë përmbajtje integruese që, siç thotë, do t’i përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike.

“Nevojitet dialog i përhershëm dhe përmbajtësor politik, posaçërisht në nivel qendror, decentralizim funksional dhe mediumet ta shqyrtojnë rrezikun nga transmetimi joadekuat i lajmeve që kanë të bëjnë me çështjet etnike”, mendon Ilievski lidhur me implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes.

Ai rekomandon edhe koalicionim parazgjedhor ndëretnik, në vend të atij paszgjedhor, sepse çon deri te retorika më e matur në parazgjedhje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *