Home / Lajme / Maqedoni / Turisti nga Maqedonia, humb jetën në aksidentin rrugor në Pragë

Turisti nga Maqedonia, humb jetën në aksidentin rrugor në Pragë

6 gusht-
Incidenti ka ndodhur kur viktima me disa njerëz të tjerë në kalimin për këmbësorë e ka kaluar rrugën dhe është goditur nga një makinë “Folsfagen golf”, ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Një shtetas maqedonas, humbi jetën në aksidentin rrugor i cili ndodhi të enjtën në mbrëmje në njërën nga udhëkryqet e Pragës, Republika e Çekisë, lajmëroi korrespondenti i Tv Kohë-s nga metropoli çek.

Nga Ambasada maqedonase në Pragë, vërtetuan se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Gjoko Rajkoviq, i cili ka qëndruar në Çeki si turist.

Incidenti ka ndodhur kur viktima me disa njerëz të tjerë në kalimin për këmbësorë e ka kaluar rrugën dhe është goditur nga një makinë “Folsfagen golf”, ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave të para të policisë, drejtuesi i automjetiti “golf” nuk i ka dhënë përparësi këmbësorit dhe pas bërjes së testit për alkool është konstatuar se ka pasur 0,88 promil alkool në gjak.

Policia e Pragës vazhdon me hetimin për shpjegim të shkaqeve për shkak të së cilëve ka ndodhur aksidenti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *