Home / Lajme / Maqedoni / U promovua libri “Çeta e Gostivarit” i autorit Halit ELSHANI

U promovua libri “Çeta e Gostivarit” i autorit Halit ELSHANI

9 gusht-
Libri :”Çeta e Gostivarit” (plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), të autorit Halit Elshani është një enciklopedi e llojit të vetë. Halit Elshani përpara vetes e ka pasur një “arkiv të tërë”, respektivisht ashtu siç e ka dëgjuar rrëfimin për Xhelë Xhelilin-Kalishtën ashtu edhe i ka përcjellë besnikërisht në këtë libër monografik. Halit Elashani me këtë monografi del në “fushën e mejdanit”, respektivisht në atë fushë ku dalin të gjithë krijuesit me veprat e veta.

Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” e Halit Elshanit, libër ky i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht.

Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale shumica e të cilëve botohen për herë të parë dhe ku janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq kundër armikut të përbashkët të shqiptarëve sllavo-ortodoksët serb e maqedonas. “Pasi u informova për atdhetarët e tipit të Xhelë Xhelilit – Kalishtës, sigurisht që nuk mund të rija « rehat » për pa e shkruar një monografi për jetën dhe veprën e tij dhe të shumë e shumë bashkëluftëtarëve të ti” tha në promovim autori Halit Elshani.

Libri :”Çeta e Gostivarit” (plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), të autorit Halit Elshani është një enciklopedi e llojit të vetë. Halit Elshani përpara vetes e ka pasur një “arkiv të tërë”, respektivisht ashtu siç e ka dëgjuar rrëfimin për Xhelë Xhelilin-Kalishtën ashtu edhe i ka përcjellë besnikërisht në këtë libër monografik. Halit Elashani me këtë monografi del në “fushën e mejdanit”, respektivisht në atë fushë ku dalin të gjithë krijuesit me veprat e veta.

“Libri ‘Çeta e Gostivarit’ qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta”, u tha në promovim.

Promovimi i librit u organizua nga Zyra për mërgatë e Kosovës, ndërsa botimi i tij u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *