Home / Sport / Van Gal: FIFA drejtohet nga një komitet pleqsh

Van Gal: FIFA drejtohet nga një komitet pleqsh

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis van Gal, ka kritikuar ashpër drejtuesit e FIFA-s për hezitim në përdorimin e teknologjisë ne futboll si ndihmë ndaj arbitrave.

Van Gal akuzoi presidentin e FIFA-s se gjatë Kupës së Botës kishte premtuar diskutim për temën e teknologjisë në futboll, por tani ai e ka harruat atë.

“Kjo është strategjia e tij por nuk është lojë e ndershme. Sep Blater është demode tashmë. Ky komitet që vendos është komitet pleqsh”, deklaroi trajneri bavarez gjatë një interviste për “Kicker”.

Hollandezi shprehi pakënaqësinë e tij edhe ndaj legjendave të futbollit, Johan Krujf dhe Franc Bekenbauer, të cilët kanë qëndruar indiferent ne këtë temë.

“Nëse dikush si Krujf ose Bekenbauer thonë se duhet të presim e të shohim se çfarë ndodh, atëherë kjo është zhgënjyese për mua. Asgjë nuk do të ndodhë”, theksoi Van Gal.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *