Home / Lajme / Rajon / Varrezë masive në Liqenin e Peruçacit

Varrezë masive në Liqenin e Peruçacit

10 gusht-
“Me punën që kanë bërë ekspertët, është gjetur një numër i mbetjeve mortore. Ato tash duhet të vërtetohen nëse janë mbetje mortore të njerëzve. Do të thotë, kur patologët dhe njerëzit që duhet të japin mendimin profesional, e vërtetojnë këtë, të njëjtit do t’i marrin mostrat për ADN dhe do të kryejnë vërtetimin”, tha Odallovic, njofton RFE.

Rënia e nivelit të ujit për 18 metra në Liqenin e Peruçacit ka krijuar mundësinë për fillimin e kërkimeve për viktimat e luftërave në Bosnjë dhe Kosovë. Bazuar në deklaratat zyrtare, ka gjasa të ketë varrezë masive, pasi janë gjetur mbetje mortore.

Velko Odalovic, drejtues i Grupit Punues të Serbisë për Personat e Pagjetur, tha se hulumtimet kanë filluar me kërkesën e delegacionit të Prishtinës dhe atij të Bosnjë e Hercegovinës.

Odalovic deklaroi të martën se gjatë ditës së djeshme janë bërë kërkime në gjatësi prej 8 kilometrash rrugë ujore si dhe në terrenin tokësor.

“Me punën që kanë bërë ekspertët, është gjetur një numër i mbetjeve mortore. Ato tash duhet të vërtetohen nëse janë mbetje mortore të njerëzve. Do të thotë, kur patologët dhe njerëzit që duhet të japin mendimin profesional, e vërtetojnë këtë, të njëjtit do t’i marrin mostrat për ADN dhe do të kryejnë vërtetimin”, tha Odallovic, njofton RFE.

Ai tha se gjatë kërkimeve janë gjetur edhe disa pjesë të kamionit frigorifer, në të cilin, vite më parë, janë gjendur mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe, varësisht nga nevojat, edhe më gjatë.

Në lokacionin ku po bëhen kërkimet, të pranishme janë edhe delegacionet e grupeve punuese për të pagjeturit nga Kosova, Bosnjë e Hercegovina, si dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur.

Odalloviq tha se prania e tyre është në cilësinë e vëzhguesve.

“Të gjitha këto delegacione janë në cilësinë e vëzhguesve, sepse ky monitorim është princip i punës. Kudo që gjejmë diçka që mund të ndërlidhet me konfliktet në ish-Jugosllavi, në territorin e Serbisë ne i ftojmë përfaqësuesit e palëve të interesuara dhe bashkërisht e bëjmë hulumtimin e terrenit”.

Mediat serbe njoftojnë se në Liqenin e Peruçaci tashmë është vërtetuar se janë gjetur trupa të pajetë të të vrarëve gjatë luftës në Visegrad (Bosnje dhe Hercegovinë), ndërsa nuk dihet ende nëse ka apo jo kufoma të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *