Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë obstruksionet e Qeverisë në sferën e arsimit

Vazhdojnë obstruksionet e Qeverisë në sferën e arsimit

17 gusht-
“Për ta zgjidhur këtë problem sa më parë apeloj deri te Qeveria që urgjentisht ta obligojë Ministrinë e Financave dhe MASH-in që të sigurojnë mjete financiare dhe pëlqime për punësimin e këtij kuadri të nevojshëm pa të cilin nuk ka se si të fillojë me punë kjo shkollë më 1 Shtator 2010”, tha Halimi.

Obstruksionet e shumta nga Qeveria e Maqedonisë janë problemi kyç me të cilin ballafaqohet Sektori për Arsim në komunën e Tetovës , deklaroi të martën në një konferencë për shtyp udhëheqësi i këtij Sektori, Iljaz Halimi.

Sipas tij edhe pse para tre muajsh Qeveria e Maqedonisë dhe MASH-i janë informuar zyrtarisht për problemet me të cilat ballafaqohet arsimi në Tetovë, ende nuk është marrë asnjë përgjigje.
“Me rebalancin e fundit të buxhetit, në vend që të rriten mjetet e parapara me bllok-dotacione për shkollat, ato për fat të keq u zvogëluan. Kështu, për shkollat e mesme të hyrat janë zvogëluar për 6 milion denarë”, tha Halimi.

Sipas tij, problem i veçantë vazhdon të jetë shkolla e re në Drenovec e cila edhe pse është gati që nga 1 Shtatori i vitit 2009 ende nuk funksionon për mungesë të një pjese të inventarit dhe të 29 punësimeve për të cilat Qeveria duhet të sigurojë mjete.
“Për ta zgjidhur këtë problem sa më parë apeloj deri te Qeveria që urgjentisht ta obligojë Ministrinë e Financave dhe MASH-in që të sigurojnë mjete financiare dhe pëlqime për punësimin e këtij kuadri të nevojshëm pa të cilin nuk ka se si të fillojë me punë kjo shkollë më 1 Shtator 2010”, tha Halimi.

Sipas tij, kjo konferencë për shtyp duhet të shërbejë për zgjidhje të shpejtë të këtij problemi, pasi ka paralajmërime nga nxënësit (që deri më tani kanë udhëtuar mbi 2 kilometra deri te shkolla amë) dhe prindërit e tyre se nëse nuk fillon me punë kjo shkollë më 1 Shtator 2010, do ta bojkotojnë mësimin dhe do të organizojnë protesta në rrugë dhe para MASH-it.

“Për problemet që mund të lindin pas 1 Shtatorit 2010, për shkak të mos interesimit të Qeverisë dhe MASH-it që ta zgjidhin këtë çështje me kohë e kemi informuar faktorin ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe OSBE-në”, tha Halimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *