Home / Lajme / Maqedoni / Vezë Sharri shënon 10 vjetorin e funskionimit

Vezë Sharri shënon 10 vjetorin e funskionimit

10 gusht-
Në darkën solemne kanë qenë të pranishëm ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Knuc, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, ministri I ekonomisë Fatmir Besimi, nënkryetari I BDI-së Nevzat Bejta, dhe përfaqsues tjerë nga jeta politike, ekonomike dhe shoqërore.Në fillim u prezantua një emision dokumentar kushtuar historisë së këtyre tre firmave dhe më pas fjalë përshëndetëse mbajtën anëtarët e familjes Zemiler, pronari i firmës Vezë Sharri dhe Leker Arben Abdurahmani, dhe përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë.

Shkup-
Mbrëmë në hotel Aleksandër Pallas në Shkup, me moton “të bashkuar në kualitet”, tre firma simotra festuan përvjetorët e tyre, përkatësisht 50 vjetori iZemiler, 10 vjet Vezë Sharri dhe 5 vjet Leker.

Në darkën solemne kanë qenë të pranishëm ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Knuc, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, ministri I ekonomisë Fatmir Besimi, nënkryetari I BDI-së Nevzat Bejta, dhe përfaqsues tjerë nga jeta politike, ekonomike dhe shoqërore.Në fillim u prezantua një emision dokumentar kushtuar historisë së këtyre tre firmave dhe më pas fjalë përshëndetëse mbajtën anëtarët e familjes Zemiler, pronari i firmës Vezë Sharri dhe Leker Arben Abdurahmani, dhe përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë.

Ky investim i përbashkët me kapital gjerman ka filluar me prodhimtari në maj të vitit 2002, me një kuadër me kualifikim të lartë prej 30-të të punësuarish, mbështetur nga ekspertë të jashtëm e me renome për këtë lloj teknologjie prodhimi.

Teknologjia prodhuese dhe pajisjet janë gjermane dhe paraqesin modelin më bashkëkohorë në shpezëtari, e ngre këtë farmë në maje të prodhimit evropian.Suksesi i bashkëpunimit të firmave gjermane me ato të Maqedonisë mund të jetë implus edhe për ndërmarrjet e tjera tek ne duke ndjekur shembullin e tyre dhe me këtë do të zbutete papuënsia në Maqedonia, u tha gjatë këtij manifestimi.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *