Home / Sport / Vllaznimi eliminon Shkëndijën, Renova kalon Cementarnicën

Vllaznimi eliminon Shkëndijën, Renova kalon Cementarnicën

Kanë startuar me befasi ndeshjet e Kupës së Maqedonisë në futboll, kur që në fazën fillestare janë eliminuar tre anëtarë të Ligës së Parë. Shkëndija e Tetovës garat në Kupë i përfundoi që në 1/16 e finales kur u eliminua nga Vllaznimi i Strugës, ndërsa senzacion të madh përgatiti edhe anëtari i Ligës së Dytë Miravci, të cilët eliminuan finalistin e vitit të kaluar Rabotniçkin. Skopje është skuadra e tretë elitare që u eliminua që në start të garave.

Ende pa filluar është shuar ëndra e Shkëndijës së Tetovës për të siguruar dalje në Europë përmes garave në Kupën e Maqedonisë, në të cilën hynë me ambicie për t’u shpallur kampion. Mirëpo planet, ambiciet dhe dëshirat ndonjëherë nuk përputhen me realitetin. Shkëndija pas asaj paraqitje briliante dhe fitores impressive 3:0 kundër Rabotniçkit, me ambicie të mëdha hyri në duelin me Vllaznimin e Strugës, mirëpo në fund u desh të pajtohen me eliminim. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baraz 3:3, ndërsa Vllaznimi ishte më me fat pas egzekutimit të penaltive. Për Shkëndijën dy gola shënoi Ardian Nuhiu, ndërsa përforcimi i ri Marjan Andonov ishet më i merituari që ndeshja shkoi në penalti, pasi shënoi gol në debutimin e tij, në momentet kur zhvilloheshin sekondat e fundit të kohës shtesë. Në penalti të gjithë ishin të pagabueshëm, përveç Ersen Sali-t, i cili nuk arriti të shënojë, duke “nënshkruar” eliminimin e Shkëndijës dhe duke i mundësuar Vllaznimit avansimin në raundin e ardhshëm. Për “kuq e zinjtë” tetovarë kjo është një goditje e madhe, mirëpo patjetër të pranojmë faktin se gjatë gjithë takimit me Vllaznimin fati sportiv ishte kundër Shkëndijës, të cilët krijuan numër të madh të rasteve për të shënuar.
Ndërkohë gabimin e Shkëndijës nuk e bëri Renova, e cila edhe pse minimalisht, megjithatë arriti të marrë fitore përballë Cementarnicës, duke vazhduar garat e mëtejshme. Autor i golit të vetëm të vlefshëm tre pikë ishte Ylber Aliu.
Miravci bëri befasinë më të madhe, pasi eliminoi finalistin e vitit të kaluar Rabotniçkin, ndërsa që në start u eliminua edhe Skopje e cila u mund në Prilep nga 11 Oktimvri.
Fituesi aktual i Kupës, Teteksi avansoi më tej, pasi mundi Sasën në Makedonska Kamenicë me rezultatin 2:1. Drita humbi nga Tikveshi, ndërsa më tej kalon edhe Rinia e Gostivarit të cilët me rezultat zyrtar 3:0 kaluan Milanon.
Në anën tjetër kualifikimin kanë siguruar edhe Sileksi, Vardari, Metalurgu, Horizont Turnova dhe Napredoku.

Rezultatet e 1/16 së finales së Kupës:
Bregallnica-Ohrid Lote 3:1,
Tikevshi-Drita 2:1,
Osogova-Prevaleci 6:0,
Sasa-Teteksi 1:2,
Cementarnica-Renova 0:1,
Karbinci-Horizont Turnova 0:5,
Ohri-Sileksi 0:1,
Miravci-Rabotniçki 1:0,
Rinia-Milano 3:0 (zyrtarisht)
Novaci-Vardari 2:3,
Prespa-Metalurgu 0:7,
Lokomotiva-Bellasica 1:0,
11 Oktomvri-Skopje 2:1,
Vllazrimi-Shkëndija 3:3 (5:4 penalti)
Bair-Pelisteri 1:3,
Euromilk-Napredoku 1:1 (1:4 penalti).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *