Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Ademi dha vendime për 80 punësime të reja në administratën shtetërore

Zëvendëskryeministri Ademi dha vendime për 80 punësime të reja në administratën shtetërore

19 gusht-
“Qëllimi ynë, respektivisht qëllimi i përfaqësimit të barabartë sipas frymës së Marrëveshjes së Ohriot nuk është vetëm numër dhe statistikë, por të gjithë pjesëtarët e komuniteteve etnike të përfaqësohen në të gjitha nivelet dhe aty të kenë ndikim në politiklën shtetërore, respektivisht në politikën e institucioneve në të cilat janë punësuar”, tha Ademi.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi sot dorëzoi vendime për 80 punësime të reja në administratën shtetërore prej të cilave 10 janë këshilltarë të parë shtetërorë në kuadër të punësimeve të Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Këshilltarët shtetërorë do të shprëndahen në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, të Mbrojtjes, të Drejtësisë, të Kulturës dhe në Kabinetin e Presidentit të shtetit. Pjesa më e madhe e numrit tjetër do të sistemohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si përkthyes.

“Qëllimi ynë, respektivisht qëllimi i përfaqësimit të barabartë sipas frymës së Marrëveshjes së Ohriot nuk është vetëm numër dhe statistikë, por të gjithë pjesëtarët e komuniteteve etnike të përfaqësohen në të gjitha nivelet dhe aty të kenë ndikim në politiklën shtetërore, respektivisht në politikën e institucioneve në të cilat janë punësuar”, tha Ademi.

Qëllimi është, theksoi Ademi, të ndiqet karriera e nëpunësve shtetërorë që janë pranuar, por edhe të ketë përparime për ata pa përvojë.

Shpalljet të cilat në të ardhmen do të realizohen do të harmonizohen me insitucionet e tjera shtetërore dhe nëpunësit shtetërorë të cilët do të pranohen përmes këtyre shpalljeve do të dinë se ku do të punojnë.

Nga fillimi i këtij viti mbi bazën e përfaqësimit të barabartë me 80 vendimet e sotme janë punësuar gjithsej 370 persona në administratën shtetërore, ndërsa paralajmërohet edhe konkurs i dytë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *